
Protokolli i Bashkëpunimit Ndërqeveritar Shqipëri-Kosovë
Ky Protokoll është dokumenti më i plotë e gjithëpërfshirës në marrëdhëniet dypalëshe, kanë theksuar ministrat Hoxhaj dhe Panariti.
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj gjatë vizitës zyrtare në Tiranë, është takuar me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Edmond Panariti.
Qëllimi i kësaj vizite ishte nënshkrimi i Protokollit Ndërqeveritar për Bashkëpunim, Shqipëri-Kosovë.
Ky Protokoll është dokumenti më i plotë e gjithëpërfshirës në marrëdhëniet dypalëshe, i cili konsiderohet plan zhvillimor për t’i bërë më komplementare të gjithë sektorët e bashkëpunimit, me synim krijimin e një tregu më të gjerë në rajon.
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Edmond Panariti theksoi se Protokolli do të përshpejtojë nënshkrimin e marrëveshjeve të tjera dypalëshe në fushat e interesit të përbashkët, në bashkëpunimin ekonomiko-tregtar, teknologjisë, industrisë minerare, pyjeve, ujërave, sigurimeve shoqërore, arsimit etj.
“Njëkohësisht me mekanizmat e tij operatore do t’i japë zgjidhje të shpejtë dhe efikase problemeve që lindin në marrëdhëniet mes dy vendeve”, tha Panariti.
Edhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka vlerësuar lart Protokollin e Bashkëpunimit të nënshkruar ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.
“Ky Protokoll është një dokument gjithëpërfshirës, i cili do t’i hap udhë një partneriteti strategjik dhe do të mundësojë thellimin e bashkëpunimit në fushat e ekonomisë, tregtisë, arsimit, shkencës, kulturës, e deri te bashkëpunimi në nivel lokal”, ka thënë Hoxhaj.
Ai po ashtu ka theksuar se Kosova dhe Shqipëria janë partnerë strategjikë dhe se bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve në të gjitha fushat mund të konsiderohet si model për vendet e rajonit dhe të gjitha vendet që aspirojnë paqe, siguri dhe stabilitet.
“Protokolli i bashkëpunimit Kosovë-Shqipëri është vazhdimësi e Memorandumit të qershorit të vitit 2008 midis kryeministrit Hashim Thaçi dhe kryeministrit Sali Berisha. Ky është një hap që përshpejton dhe orienton bashkëpunimin e mëtejmë Kosovë-Shqipëri, si dhe hap perspektiva edhe për një bashkëpunim më të gjerë rajonal”, tha Hoxhaj.
Ministri Hoxhaj ka falënderuar të gjithë drejtuesit e Republikës së Shqipërisë për lobimin për njohje dhe mbështetjen për fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.
Ai po ashtu ka theksuar rolin e fuqishëm të Shqipërisë lidhur me zhvillimet në Luginën e Preshevës.
Të dy ministrat shkëmbyen mendime edhe për gjetjen e rrugëve për t’i dhënë një mbështetje më të gjerë rajonale projektit për gazsjellësin TAP, dhe mundësinë e përfshirjes së Kosovës në këtë projekt energjetik evropian.
Zhvillimet në rajon, bisedimet e nivelit të lartë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë zunë gjithashtu një vend të veçantë në takimin e dy ministrave.
Gjatë vizitës në Tiranë, ministri Hoxhaj do të takohet edhe me presidentin Bujar Nishani, kryeministrin Sali Berisha dhe kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli. (INA)
Të dyshuarit për “Monstra” s’kanë shtetësi të Kosovës
Dy të dyshuarit për vrasjen e pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit, të cilët janë arrestuar nga ana e policisë së Kosovës, nuk ka pasur dhe ...- Thaçi: Tradhtarë janë tetovarët që votuan Ahmetin (15)
- Mashtrimi për Zonën e Lirë Ekonomike të Tetovës - Dr.Artan Dika (13)
- Ahmeti takime në Shtëpinë e Bardhë në Uashington (7)
- 3 vjetori i vrasjes së Komandant Kushtrimit (6)
- Ministria e Shëndetësisë anashkalon specialistët shqiptarë (5)
- Enigma Damjanovski - Ardian Ismani (5)
Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj