
Dy urdhra të gjykatës për Natali Velijajn
Janë dashur dy urdhra të gjykatës në mënyrë që mjekët e Klinikës së Kardiologjisë të QKUK-së të binden që ta pranojnë Natali Velijajn. Ajo është aq e sëmurë, sa nuk mund të trajtohet më në Qendrën Korrektuese në Lipjan. Për këtë arsye, e dyshuara për keqpërdorimin e rreth 1.4 milionë eurove të pasaportave biometrike është dërguar të premten në mesditë në Klinikën e Kardiologjisë në Prishtinë. Por aty nuk është pranuar në spital nga mjeku kujdestar Irfan Daullexhiu, me arsyetimin se “trajtimi që kërkon ajo nuk mund t’i ofrohet në QKUK”, ani se kishte një urdhër gjykate që të shtrohej për trajtim për shkak të problemeve me zemër, qarkullim të gjakut dhe probleme të tjera.
Gjykata ka lëshuar një urdhër tjetër të prerë.
Kryetari i Gjykatës Themelore të Prishtinës, Hamdi Ibrahimi ka urdhëruar gjyqtaren Alltene Murseli që të lëshojë urdhër të ri që Velija të dërgohet në spital dhe të shtrohet për trajtim.
“Unë kam urdhëruar lëshimin e një urdhri të ri tjetër që detyrimisht të pranohet dhe të trajtohet me kushtet që ka”, ka thënë ai duke shprehur dyshimin se mos po bëhet ndonjë lojë mes mjekëve dhe Natali Velijajt që të rekomandohet lirimi i saj nga paraburgimi dhe dërgimi jashtë shtetit.
Çka thotë mjeku kujdestar, Irfan Daullexhiu, i cili paradite nuk e kishte pranuar pacienten, kurse pasdite e ka pranuar atë bazuar në urdhrin e ri të gjykatës, ku shkruante se drejtori i QKUK-së duhet ta detyrojë Klinikën e Kirurgjisë për ta pranuar Veliajn, nga se vuan Natali Veliaj, çka thonë në qendrën korrektuese lidhur me këtë e të tjera i gjeni gjerësisht në Kohën Ditore të së shtunës. (KD/INA)
Diellza, një skenë nudo tek “Dashuria...”
Diellza Kolgeci është një prej femrave më joshëse të ekranit dhe modës në hapësirën shqiptare. Bukuroshja nga Prishtina është kthyer në ekranin e madh të ...- Thaçi: Tradhtarë janë tetovarët që votuan Ahmetin (15)
- Mashtrimi për Zonën e Lirë Ekonomike të Tetovës - Dr.Artan Dika (13)
- Menduh Thaçi ambasadorit Çejku: Ik, the qafën (Video) (10)
- Ahmeti takime në Shtëpinë e Bardhë në Uashington (7)
- Ministria e Shëndetësisë anashkalon specialistët shqiptarë (6)
- 3 vjetori i vrasjes së Komandant Kushtrimit (6)
Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj