Kriminelët po lëvizin të lirë në Maqedoni

MPB bën spektakle me njësitë e saja special me kontrolle nëpër diskoteka duke arrestuar adoleshentë, kurse vrasësit dhe kriminelët shëtisin lirshëm nëpër rrugët tona tha Nacev, transmeton Gazeta Express.

Kanë kaluar 12 ditë nga likuidimi klasik i Martin Janushevit, kurse pushteti e fsheh dhe e mbron vrasësin. Ai është në liri dhe nuk lejohet të përmendet emri i tij. Mafia po qeveris. Para 10 ditëve kishte gjuajtje në drejtim të shtëpisë së këshilltarit të Zaevit, në opinion u spekulua se ai ishte i afërt i vrasësit dhe i ka ndihmuar atij. Heshtje edhe në MPB edhe për këtë skandal. MPB në vend që ti mbroj interesat e qytetarëve, mbron vrasësit dhe lejon që ata lirshëm të shëtisin nëpër rrugë. Sipas zërave që qarkullojnë ë në media vrasësi është i afërt me pushtetin dhe një nga njerëzit e parë të agjencionit për siguri “Omerta Sekuriti” e cila është e afërt me Vice Zaev, vëllain e kryeministrit Zoran Zaev, theksoi Aleksander Nacev.

Comments

comments