Kroatët zbulojnë sekretin. Ja si do njihet Kosova nga Serbia

Mediat kroate zbulojnë detajet e dokumentit që po adopton Bashkimi Europian për Ballkanin, ku thelbi i të gjithë lëvizjes është që Serbia duhet të zgjedhë përfundimisht ku të rrijë, me Brukselin apo Moskën dhe Shqipëria dhe Kosova duhet të garantojnë që nuk do të ketë asnjë avancim për hapjen dhe ndryshimin e kufijve.

Siç bën të ditur Jutarni List, kufinjtë janë çështja bazike e dokumentit që BE do të miratojë në shkurt për Ballkanin, ku theksohet senëse nuk zgjidhet Demarkacioni ndërmjet Malit të Zi edhe Kosovës, kjo e fundit do të ketë reprekursione të mëdha.

Ndërkohë, Serbia dhe Mali i Zi do të duhet të mbyllin përfundimisht Demarkacionin ndërmjet tyre, por edhe ndërmjet vendeve të tjera.

Me fjalë të tjera, BE pranon Ballkanin kështu siç është pa asnjë ndryshim statukuoje. Kur të mbyllet kjo situatë, atëherë do të niset me zgjidhjen e çështjes së Bosnjë Hercegovinës dhe Kosovës.

Jutarni List thekson ndër të tjera, se në doumentin që ka adaptuar BE-ja, thuhet se Serbia do ta zgjidhë çështjen e Kosovës me një dokument të shkruar dhe të firmosur nga të dyja palët, Prishtina dhe Beogradi. Ka gjasa që Serbisë të mos i vihet kusht që të njohë Kosovën si shtet menjëherë, por të hyjë në proces dhe të ndërpresë menjëherë aksionet kundër Kosovës, që pas këtij dokumenti pritet të pranohet si anëtare e OKB-së.

Nëse mbyllet gjithçka, atëherë Sebia dhe Mali i Zi do të hapin bisedimet për t’u bërë anëtare e BE-së, pra do të parapranohen në Bashkimin Europian në vitin 2023 dhe më pas vendimi ratifikohet në vitin 2025.

Sipas gazetës kroate, Shqipëria do të pranohet dy vite pas Serbisë dhe Malit të Zi.

Comments

comments