Kryeministri i Kanadasë dëgjon Kuran (Video)

Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, ka dëgjuar ajete nga Kurani gjatë faljes së namazit të viktimave të sulmit terrorist në Kanada, ku u vranë 6 veta në një xhami. Këto janë ajetet që i këndoi imami nga sureja Bekare: 153.

O ju që keni besuar, kërkoni ndihmë me durim e me të falur, se vërtet All-llahu është me durimtarët. 154. E për ata që u mbytën në rrugën e All-llahut mos thoni: “Janë të vdekur”, Jo, ata janë të gjallë, por ju nuk kuptoni (gjallërinë e tyre).155. Ne do t’ju sprovojmë me ndonjë frikë, me uri, me ndonjë humbje nga pasuria e nga jeta e edhe nga frytet, po ti jepju myzhde durimtarëve.156. Të cilët, kur i godet ndonjë e pakëndshme thonë: “Ne jemi të All-llahut dhe ne vetëm tek Ai kthehemi”! 157. Të tillët janë që te Zoti i tyre kanë bekime e mëshirë dhe të tillët janë ata të udhëzuarit në rrugën e drejtë. Në videon më poshtë shihet leximi i Kuranit dhe dëgjimi nga kryeministri Trudeau:

 

Comments

comments