Kryeministri i Malit të Zi sot për vizitë në Kosovë

0

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq sot do të udhëtojë për vizitë dyditore në Kosovë.

Markoviq duhej të udhëtojë në Kosovë më 6 shkurt, por vizita atëherë u anulua për shkak se aeroplani i tij nuk mundi të aterronte në Aeroportin e Prishtinës për shkak të mjegullave të dendura.

Markoviq në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë duhet të arrijë pasdite, ku do ta presë zëvendëskryeministri, Fatmir Limaj.

Është paraparë Markoviq nesër në Prishtinë të realizojë takime me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, ndërsa të enjten do të takohet me Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli si dhe me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Markoviq do të ketë takim edhe me përfaqësuesit e pakicës malazeze në Kosovë.

Mediumet e Kosovës theksojnë se pritet që vizita e tij t’i japë fund çështjes për demarkacionin e kufirit midis dy vendeve.

Markoviq disa herë ka deklaruar se për Malin e Zi çështja e demarkacionit të kufirit është “punë e kryer”.

Komentet

komentet