Kryeparlamentari Xhaferi çdo ditë kthehet në fshat

0
6

Kryeparlamentari Talat Xhaferi pas kryerjes së orarit të punës si një nga funksionarët më të lartë shtetëror gjithmonë kthehet në fshatin e tij. Ai pas orës 4 apo ndodhë që edhe deri në orët e vona të natës të kryejë punët në kabinetin e tij dhe më pas të udhëtojë me shoferin dhe eksortën e sigurisë drejt fshatit Forinë të Gostivarit, transmeton INA.

Lidhur me këtë përditshmëri ai ka rrëfyer në televizionin 24, ku ka nënvizuar se ka banesë në Shkup, por megjithatë çdo ditë udhëton drejt shtëpisë së tij në Forinë të Gostivarit.

“Unë kam apartament në Shkup, ku kanë jetuar fëmijët derisa kanë studjuar, por unë nuk flej aty. Nuk bëj gjumë as në Vodno si kryetar i Kuvendit, për shkak se dua që të jem në vendlindjen time, në njësinë time zgjedhore. Po ashtu kam  zgjedhur këtë për arsye personale dhe familjare”, ka treguar Xhaferi.

Ai ka pranuar se për këtë udhëtim që bën shfrytëzon të drejtën që të marrë harxhimet e rrugës. (INA)

Comments

comments