Kryeparlamentari Xhaferi u përkul para varrit të Nikolla Karevit

Delegacioni kuvendor i udhëhequr nga kryeparlamentari Talat Xhaferi, është përkulur dhe ka vendosur lule përpara varrit të Nikolla Karevit në Krushevë.

Xhaferin e kanë shoqëruar, Hari Llokvenec, Keti Smilevska dhe Juliana Nikollova.

Me këtë rast, sot kryeparlamentari do të mbajë fjalim me rastin e festës së Kryengritjes së Ilindenit.

Ndryshe, festa e 2 Gushtit që këtë vit përfshin dy ngjarje, 114 vjetorin e Kryengritjes së Ilindenit dhe 70 vjetorin e Kuvendit të KAÇKM, ashtu si edhe herrave tjera, përjashton kontributin e shqiptarëve në Republikën e Krushevës.

Comments

comments