Kthesë spektakolare në sulmin e përgjakur të shqiptares nga Maqedonia në Hamburg

Një shtetase 34-vjeçare me prejardhje nga Maqedonia, të mërkurën e kaluar është therë me thikë në lagjen e Hamburgut në Gjermani, Jenfeld, nga një grua tjetër deri më tash e panjohur. Motivet e ngjarjes janë plotësisht të paqarta, ndërsa hetimet është duke i zhvilluar komisioni policor gjerman për krime të rënda, thuhet në një kumtesë të policisë gjermane, përcjellë „Shtegu.com“. Shtetasja gjermane me prejardhje nga Maqedonia është therë me thikë në pjesën e sipërt të trupit dhe menjëherë është dërguar në spital.

Ajo ka qenë në gjendje për t` ju treguar policëve se autori i rastit është një grua tjetër. Një kërkim i sulmuesit me helikopter deri më tani ka qenë i pasuksesshëm. Policia gjermane nuk ka mundur të spjegojë se në çfarë raporti kanë qenë viktima dhe sulmuesi.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën „Rodigallee“, ndërsa policia gjermane është duke hetuar me mobilizim të madh pas sulmuesit. Rreth orës 09.30, policia gjermane është alarmuar se në një shtëpi në Jenfeld është shkaktuar zënkë e përgjakshme. Me këtë rast, një grua e ka therë me një mjet të mprehtë një tjetër 34-vjeçare. Viktima ka mundur të arratiset në ballkon, duke kërkuar ndihmë. Një kalimtare e rastit e ka vërejtur situatën dhe menjëherë e ka alarmuar policinë. Sulmuesi është arratisur menjëherë, siç duket në drejtim të qendrës së qytetit. Arma me të cilën është sulmuar shtetasja maqedonase, ka mundur të sigurohet nga policia, ndërsa viktima është dërguar në spital por nuk është në rrezik për jetë. Policia është mobilizuar me disa patrulla policore por edhe me një helikopter dhe deri më tani nuk ka pasur sukses.

Por, tashmë ka ndodhur një kthesë e papritur. Policia gjermane në lidhje me rastin ka arrestuar një person mashkull. Vallë, a ka dhënë informata të gabueshme viktima dhe përse, shkruan „Morgenpost“, përcjellë „Shtegu.com“.

Mbrëmjen e vonshme të së hënës, njësia speciale e policisë gjermane është futur në një shtëpi në Rodigallee. Atje, ata arrestuan një person, i cili dyshohet se ka të bëjë me sulmin e përgjakshëm. Gruaja e plagosur nga Maqedonia, kishte pohuar se e kishte slumuar një grua tjetër. Rasti është duke u hetuar nga policia gjermane dhe mbetet e paqartë se përse bëhet fjalë. (Shtegu.com)

Comments

comments