Kufijt janë për tu ndryshuar

Kufijt janë për tu ndryshuar

Memedali Jusufi
Gjate ktyre viteve Maqedonia ka sherbyer si nje grazhde qe sherben per permbushjen e apetiteve te nje kaste njerzish qe me vet-dije varferojne pjesen me te madhe te njerzve duke kenaqur keshtu nje grushte te vogel njerzish pakurrizore. Keshtu erdhe Branku e shkoj Klusevi erdhe Gruevski e shkoj Gjergjievski situata nuk ndryshoj fare ata mbeten krijesat e me pangopura nderkohe ushqim i vetem i tyre mbetej genjeshtra e trillimi.Dhe ksi soji ne mbetem ne nje pozite te pandryshuar sot e tridhjet vite me heret. Politikanet shqiptare kane sherbyer vetem si dekor i demokracise se rejshme e cila shkatroj me qindra e mijra aspirata te rinjsh qe edhe ata te jene pjese e nje bote me te civilizuare. Kjo eshte me pakta qe mund te thuet e pa mos hyre ne analiza me te detajuara. Nga ana tjeter vendi vazhdon te zbrazet nga nje pjese mbase me vitale e popullsise te cilet nuk duan ta pesojne fatin e njejte me bashkqytetaret e tjere te Maqedonise te cilet te shpresa shohin te vetmin ngushllim per te mbetur ne Maqedoni. Gjate historise ka pasur momente qe ky vend te jet molle sheri per luftra te shpeshta ndermjet fqinjeve . Keshtu ishte edhe gjate luftres se pare dhe te dyte Ballkanike. Duke qene vend i ” askuj ” dhe i te ” gjithve, ky vend sherbeu si arene ku shume shtete fqinje te Maqedoni shprehen aspiratat per hegjemoni. E si mos te jete keshtu kurr deri vone Serbet Maqedonine e konsiderojne si Stara Serbia , Bullgaria e Shen Stefanit ishte zgjeruare pikerishte me teritore te ketij nen qielli nderkohe Shqipria natyrale ose Etnike do te perfshinte nje pjese te rendsishme te ketij teritori.Mbase ktu qendron pergjigja se pse ky vend nuk perparon asnje milimeter ne proceset euro-Atlantike dhe ne aspektin ekonomik. Shume politikan konsiderojne se ky shtet nuk ka te ardhme dhe me mire te pasurohen vete se sa te mendojne perspektiven e shtetit. Ne u lindem ne nje shtet tjeter ( Jugosllavi)u rritem dhe u shkolluam ne shtet tjeterMaqedoni) ka gjasa reale qe pleqsine ta kalojme ne shtet tjeter (Shqiperi) zaten kufijte jane per tu ndryshuar.
Fundi i bashkëbisedimit