Kujdes, tani do të bashkëpunoni me LSDM-në e Zaevit!

Sulejman Mehazi/

Tani e tutje ju politikanë të partive shqiptare në Maqedoni s’keni të drejtë të ankoheni sikurse herët tjera, sidomos BDI-ja me ato frazat e tyre 16 vjeçare bajate: lufta e 2001, Marrëveshja e Ohrit, NATO, BE, gjuha shqipe zyrtare, shqiptarët e barabartë, Skënderbeu, dëshmorët, Universiteti, 25 %-shi, s’mundemi më tepër për shkak se VMRO-ja ka 64 deputetë, kaq kemi punësuar në polici, në shëndetësi, në arsim e kështu me radhë.

Mjaftë më këto ide të vjetra, të pa boja, që nuk i ha as pazari i gjelbërt i Tetovës në ish-stacionin e autobusave të ish-jugoslavisë. Tani e tutje nuk do ta keni VMRO-në nacionaliste, të pa emancipuar, e të pa kulturuar, kujdes, se tani do bashkëpunoni e do ta udhëheqni shtetin me Zaevin e LSDM-së që me vete i ka 70,000 votues shqiptarë, plus platformën politike të shqiptarëve. Po qe se ju zotëri Ali Ahmeti, Bilall Kasami e Ziadin Sela nuk i hapni sytë e s’jeni të kujdesshëm ndaj popullatës shqiptare për premtimet tuaja programore, atëherë LSDM-ja gjatë zgjedhjeve të ardhëshme parlamentare do ua marrë plus 70, 000 votuas shqiptarë, atëherë ju të nderuar do mbeteni parti e mëhallave. Këtë e themi për shkak se LSDM-ja si stukturë politike tani për tani përbëhet prej personave mjaft intelegjentë e të zgjuar. Deri sa të gjithë politikanët e shteteve ballkanike lëvdohen me nacionalizëm të tepruar, Zaevi së bashku me partinë e tij mburen me politikën e tyre pacifiste të barabarësisë qytetare shtetërore. Duam apo s’duam ta pranojmë, Zaevi me anë të bombave mistike korruptive telefonike kundër qeverisë VMRO-BDI mbeti personaliteti kryesor, heroi politik i rrëzimit të qeverisë Gruevski-BDI. Prandaj, të nderuar udhëheqës së partive shqiptare, nëse nuk punoni me vullnet, dashuri e sinqeritet pas formimit të qeverisjes së re me Zaevin, gjatë zgjedhjeve të ardhëshme parlamentare shumica e shqiptarëve mund t’ia japin votat Zaevit, e ju si parti politike të zhdukeni e të mbeteni të turpëruar para elektoratit shqiptarë.

Comments

comments