Kumanova e Gjilani në pritje të hapjes së pikës kufitare në Stançiq

Banorët e rajonit të Kumanovës dhe Gjilanit janë në pritje të pikës kufitare në Stançiq afër Gjilanit, e cila do të shkurtojë rrugën për 20 deri në 25 kilometra, njofton agjencia e lajmeve INA.

Edhe pse nuk kishte kufi, deri para një jave banorët e të dyja anëve lëviznin lirshëm gjatë vikendit në restorantet e ndryshme përskaj rrugës së re, në një zonë malore, ndërkaq, tani është mbyllur dhe policia kosovare nuk lejon asnjë lëvizje.

Pas marrëeshjes dy-palëshe në mes Kosovës dhe Maqedonisë, e cila u firmos javë marë, banorët janë të pritje të hapjen se vendkalimit zyrtarë për të kaluar lirshëm në të dyja drejtimet.

Nënshkrimi i kësaj marrëveshje u bë nga Ushtruesi i Detyrës së Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Emanuel Demaj dhe zëvendës-ministrja e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë, Arta Toqi.

Kjo është marrëveshje është vlerësuar si shumë e rëndësishme nga përfaqësuesit politik të të dyja vendeve, pasi që do të lehtësojë lëvizjen e lirë të qytetarëve nga të dyja anët e kufirit, thuhet në komunikatën e MPJ-së.

“Sot është një ditë e veçantë, sidomos për zonën e Anamoravës, pasi është nënshkruar një Marrëveshje që hap edhe një derë rreth lëvizjes së lirë, e sidomos për ata që jetojnë në këto zona. Kosova ka kryer të gjitha obligimet e saj sa i përket hapjes së pikës kufitare”, ka thënë U.D. Ministri Demaj, pas nënshkrimit të Marrëveshjes.

Vlerësim të ngjashëm për rëndësinë e kësaj Marrëveshje ka bërë edhe zëvendës-ministrja e Punëve të Jashtme e Maqedonisë, Arta Toqi.

“Është ditë e rëndësishme hapja e kësaj pike kufitare sa i përket banorëve, pasi do të shkurtojë rrugën për 20 deri në 25 kilometra. Shpresojmë në një afat shumë të shkurtër do ta finalizojmë këtë projekt ”, tha Toqi. (INA)

 

Comments

comments