Kur çdo funksionar i BDI-së ka bë portal, s`ka dyshim se politika saj është bë partall

Nga Zhurnal/

Përçarja e madhe brenda BDI-së si duket po reflektohet shumë keq në opinionin publik dhe kjo po vërehet me luftën brenda për brenda kësaj partie në prag të publikimit të emrave për kandidat për kryetar komune për zgjedhjet e ardhshme lokale që priten të mbahen me 15 tetor, shkruan Zhurnal.

Ajo që bie në sy në opinionin e gjerë është se tashmë secila degë e BDI-së, me ca pak para, po hapin portale apo paguajnë njerëz që të sulmojnë ashpër BDI-në, për ca interesa të vogla personale të disa individëve, gjë që e ka dëmtuar rëndë këtë subjekt politik edhe në zgjedhjet e fundit parlamentare ku nga 20 deputetë, sa që kishte në madatin e kaluar, me ndihmën e këtyre njerëzve, që çdo gjë e shohin nën pizmin e egos së tyre për përfitime personale  duke dëmtuar kështu rëndë indin kombëtar të kësaj partie , arritën që të përgjysmojnë numrin e deputetëve shqiptar në këtë përbërje të Kuvendit të Maqedonisë.

Portalet e reja në fillim hedhin gurin diku më larg e më pas atakojnë njerëzit e afërt brenda BDI-së, kjo gjë është e dukshme edhe me një medium, që tashmë sipas burimeve të brendshme të kësaj partie, për Zhurnal thuan, se rrjedh dhe financohet nga vet degët e BDI-së.

Fillimisht, këto portale, shfaqen në publik si një medium i pavarur, por me kalimin e kohës dalim në shesh qëllimet e tyre, duke i ashpërsuar kritikat ndaj BDI-së dhe duke atakuar ashpër anëtarët brenda degës saj, por më e keqja është, siç edhe mësohet jozyrtarisht, se këto mediume financohen nga anëtarë të kësaj dege të cilët kanë disa qëllime tjera personale të cilat në të ardhmen do ta dëmtojnë shumë strukturën e kësaj partie në këtë komunë dhe ndoshta do të rrezikohet edhe humbja e shumë komunave në zgjedhjet lokale.

Dikur ky bastion i BDI-së tani siç edhe vërehet po e humb këtë epitet, egjithë kjo vjen nga interesat egrupacioneve të caktuar në këto degë, të cilët siç duket “ujin do ta dërgojnë në mulli tjetër” , kjo gjë vërehet edhe nga statistikat e zgjedhjeve të fundit ku nga t 17.135 votues që votuan, për BDI në votuan 6.615 votues e nëse këto numra do ti krahasomin me zgjedhjet e parakoshme parlamentare të vitit 2014 ku nga 16.792 votues për BDI votuan 10.667 numra këto që flasin për diëka tepër serioze dhe për këtë duhet një intervenim nga kryesia qendrore e BDI-së, sa nuk është bërë vonë.

 

Comments

comments