Kur Mihrije Braha mundohet të pozoj si çikë e re

0

Ajo ka vite që është pjesë e skenës muzikore, shkruan GazetaBlic.

Mihrije Braha padyshim është një nga këngëtaret që gjithmonë merr shumë komente rreth postimeve që ajo bën.

Shpeshherë jemi mësuar ta shohim teksa ekspozohet më shumë se që duhet.

© Mihrije Braha [Instagram]

Fotografitë e saj jo rrallë herë provokuese kanë bërë që ajo edhe të merr komente jo dhe aq të mira, ku kritikat kanë qenë të shumta nga ndjekësit e saj.

Por, edhe pse vitet kalojnë ajo gjithmonë tenton të duket sa më e re, duke u kujdesur për veten. E tillë është dhe paraqitja e fundit e saj në Instagram, ku Mihrija është munduar të pozojë si një çikë e re.

© Mihrije Braha [Instagram]

Duke qenë se ka vite e vite që është pjesë e estradës së bashku me bashkëshortin Naimin, edhe agjenda e saj është mjaft e ngjeshur me koncerte.

Përveç Mihrijes dhe Naimit, tanimë edhe Platori, djali i tyre i është futur botës së muzikës, ku dhe ka pak kohë që ka lansuar projektin e parë me titull “Riprezentim”, një rrymë krejtësisht ndryshe nga ajo e prindërve të tij./GazetaBlic/