Kur të mësoni të mirat shëndetësore të portokalleve, nuk do i ndani nga dieta juaj

Tashmë të,gjithë e dimë se portokallet janë agrume të pasura me vitamina A, B, C, P, me kripëra kalciumi e fosfor. Lëngu i tij, i konsumuar me ose pa sheqer, është freskues. Nga lëvorja e portokallit del vaj eterik shumë i mirë, i cili gjen përdorime të shumta në prodhimin e pijeve, aromave, ilaçeve.

Lëngu i portokallit përdoret me sukses në luftimin e sëmundjeve të veshkave, edhe në rastet kur janë formuar gurë në to, në sëmundjet e mëlçisë dhe në ato të zemrës e enëve të gjakut. Lëngu i portokallit, duke i shtuar pak sheqer, pëlqehet edhe nga fëmijët e vegjël dhe këshillohet të përdoret qysh në muajin e tretë pas lindjes.

Portokallet luftojnë edhe aneminë. Lëvozhgat janë të pasura me elemente aktive dhe lëngu i fituar nga zierja e tyre përdoret edhe në rastet e çrregullimeve të stomakut dhe të zorrëve. Ka shumë përparësi përsa i përket shëndetit dhe ja pse:

1. Forcon imunitetin: duke përmbajtur një sasi të konsiderueshme vitamine C, ai forcon imunitetin dhe ju mbron nga infeksionet.

2. Përmirëson elasticitetin e lëkurës: dihet që duke kaluar mosha, njeriut i plaket edhe lëkura. Antioksiduesit dhe vitamina C e portokallit i japin lëkurës një pamje rinore dhe ngadalësojnë plakjen e saj.

3. Ndihmon në zhvillimin e trurit: portokalli përmban një përqindje të konsiderueshme acidi folik, i cili ndihmon në zhvillimin e trurit dhe mban në formë të mirë organet vitale të trupit. Portokalli është një frut i shkëlqyer gjatë shtatzënisë. Ai pengon dëmtimet neurologjike tek embrioni, ndaj rekomandohet të përdoret në sasi të mirë gjatë shtatzënisë.

4. Është i shkëlqyer për diabetikët: duke qenë i pasur me fibra bimore, të cilat kanë një indeks të lartë glicemik, e bën atë një ushqim të shkëlqyer për diabetikët. Po ashtu, duke pasur shije të ëmbël, e bën atë një ëmbëlsirë të shkëlqyer për këtë grup njerëzish.

5. Portokalli pengon rënien e flokëve: përdorimi i rregullt i tij stimulon prodhimin e kolagjenit, i cili e mban të lidhur flokun me lëkurën. Po ashtu ai u jep flokëve shkëlqim dhe volum të konsiderueshëm. /b.l/noa.al/

Comments

comments