KURIR: Ky është plani i shqiptarëve për të sulmuar ambasadat e Serbisë...

KURIR: Ky është plani i shqiptarëve për të sulmuar ambasadat e Serbisë nëpër botë

Arrestimi i gjeneralit të UÇK-së, njëherësh kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj në Francë ka nxitur reagime edhe në Serbi. Mediet serbet edhe kësaj radhe kanë vazhduar me publikimin e propagandave ndaj ish-kryeministrit dhe shqiptarëve në përgjithësi.

E përditshmja beogradase, “Kurir” në numrin e sotëm ka publikuar një artikull me titull: (Ekskluzive: Plani i shqiptarëve për të sulmuar ambasadat e Serbisë nëpër botë), transmeton Indeksonline.

Ndër të tjera, në këtë shkrim thuhet se shqiptarët do t’i hakmerren diplomatëve serb nëpër botë për shkak të arrestimit të Haradinajt.

Me një deklarata të njëjtë ka dal dje edhe zv/kryeministri, Ivica Dacic. Sipas shefit të diplomacisë serbe, diaspora shqiptare po planifikon të marrë nën kontroll një nga objektet e misioneve diplomatike apo konsullore të Serbisë.

Qëllimi i një veprimi të tillë, sipas tij, është që të detyrojë Serbinë të heqë dorë nga kërkesa për gjykimin e Ramush Haradinajt.

“Kjo tregon për atë se për çfarë janë politikanët shqiptarë të gatshëm – madje edhe për terrorizëm”, është shprehur ai.