Kurti: PAN-i po e kërkon shumicën përmes Beogradit dhe nga blerja e ndonjë deputeti

Figurë kontroverse e ka cilësuar kandidatin për kryetar të Kuvendit, Kadri Veseli, deputeti më i votuar i Kuvendit, Albin Kurti.

Pas regjistrimit si deputet i legjislaturës së gjashtë, Kurti, që është edhe i nominuar për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se koalicioni PDK-AAK-Nisma po e kërkon shumicën parlamentare duke u varur nga Beogradi dhe përmes “blerjes” së ndonjë deputeti, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Të enjten Kuvendi duhet ta zgjedhë për kryetar një figurë politike sa më gjithëpërfshirëse e kurrsesi kontroverse. Ky deputet që do të bëhet kryetar Kuvendi në legjislaturën e gjashtë duhet të jetë shumë më i mirë se kryetari i Kuvendit në legjislaturën e pestë. Natyrisht se nuk do ta votojmë Veselin”, ka thënë Kurti. Lëvizja Vetëvendosje do t’i ketë 32 deputetë në Kuvendin e Kosovës.

Ish-lideri i VV-së ka folur edhe për takimet me ambasadorët e shteteve të QUINT-it, në të cilat, sipas Kurtit, është diskutuar për sfidat e seancës konstituive, si dhe për qëndrimet e Vetëvendosjes “atëherë kur do të jetë në Qeveri” … (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Comments

comments