Kush e mbante “mbretin” serb të drogës në Tetovë, si i hyri në gjurmë DEA (VIDEO)

Në një shtëpi në Tetovë është gjetur laboratori më i madh në Ballkan për shitje të drogës sintetike. Gjatë aksionit të realizuar gjatë natës së mbrëmshme është konfiskuar mbi 125 kilogram drogë dhe tableta në vlerë prej 2.5 milionë euro. Ministri i Punëve të Brendeshme Oliver Spasovski njoftoi se si pasoj e këtij aksion janë arrestuar gjashtë persona, shtetas të Republikës së Maqedonisë dhe Serbisë. Por gjithçka është bërë me ndihmën e agjencinë amerikane antidrog DEA.

“Dua që të ju informoj se Departamenti kundër Krimit të  Organizuar dhe Krimeve të Rënda dhe Porkurori i Prokurorisë Themelore Publike për krim të organizuar dhe korrupsion me një ekip të përbashkët hetues të Republikës së Serbisë dhe me aktivitete të koordinuara të DEA-s, Zyra për Luftë kundër Drogës të SHBA-ve, kanë relizuar një hetim ndërkombëtar kriminalistik, me qëllim zbulimin e një grupe të organizuar kriminele, e involvuar për shitje të paligjshëm të  drogave”, theksoi Spasovski.

Ministri Spasovski sqaroi se në bazë të hetimeve të deritanishme bëhet fjalë për gjetje të sasisë më të madhe të drogës sintetike në Ballkan, por edhe më gjerë.

Sipas tij këtë sasi të drogës kanë pasur për qëllim që ta dërgojnë në Turqi.

Në mesin e të arrestuarëve, pjesmarrës në shitjen e drogës sintetike në laboratorin e Tetovës ishte edhe Milan Zarubica shtetas i Serbisë. Ai më herët ishte dënuar për organizimin e prodhimit të drogës sintetike, përsëri për shkak të veprimit të njëjtë është arrestuar në Maqedoni. Zarubica dhe grupi i tij i atëhershëm i bashkëpunëtorëve për herë të parë u burgosën më 4 shkurt 2003 me dyshimin se kishin ngritur fabrikën më të madhe për prodhimin e drogës sintetike në Evropë. Atëherë u konfiskuan rreth dy milionë tableta amfetaminë dhe substanca të ndryshme me vlerë prej 10 milionë dollarësh. Aksioni i atëhershëm i koduar me emrin “Beograd” u krye kur nga Agjencia amerikane për luftë kundër drogës (DEA) erdhi informacioni se në afërsi të kryeqytetit serb, në Stara Pazovë, ekziston një laborator i madh për prodhimin e drogës sintetike. Por ende mbetet mister se si ka qëndruar në Tetovë, mbreti serb dhe kryemafiozi i drogës, Zarubica. MPB pritet të jap edhe detaje të tjera që kanë të bëjnë me këtë rast të prodhimit të trafikimit ndërkombëtarë të drogës. (INA)

Comments

comments