Kush është shqiptari nga Shkupi, që ia ruan shpinën Erdoganit? (Foto)

0

Rexhep Taip Erdogan është padyshim një nga figurat e fuqishme të politikes në Evropë, pasi është i pari i Turqisë, shtetit që përditë e më shumë po dëshmohet si superfuqi, shkruan “Kosovarja”.

Erdogan, njeriu i çeliktë i politikës, i cili shpesh diskutohet për vendimet e tij, shpesh radikale, mbetet figurë tejet e komentuar, e fuqishme, por shpesh edhe e sulmuar për qëndrimet e tij. Kush e ruan, kush ecën një hap me të, kujt i beson më shumë se kujtdo?

Rexhep Taip Erdogan, ka një staf të tërë që kujdeset për sigurinë e tij, të gjithë persona profesional dhe tejet të qëndrueshëm. E, më i afërti është një shqiptar, njeri serioz, i përgjegjshëm e kompetent për ta ruajtur atë që është njeriu numër një i Turqisë, shkruan “Kosovarja”.

Ky njeri është Sabri Demiri, që i qëndron gjithmonë pranë të parit të Turqisë. Demiri, është kosovar, familja e të cilit para shumë vitesh është shpërngulur në Turqi. Sabri Demiri u kthye në vendlindje, kur Presidentit Erdogan e vizitoj vendin tonë.

Komentet

komentet