Kush janë shqiptarët e paguar që po ndihmojnë Gruevskin

Portale të shumta dhe të dyshimta në gjuhën shqipe, të hapura enkas për zgjedhjet lokale po ndihmojnë fushatën e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, duke e paraqitur si politikan liberal dhe të mirë për të gjithë qytetarë.

Në anën tjetër pikërisht këto media janë duke plasuar shkrime kundër liderit të LSDM-së, Zoran Zaev.

Kjo luftë po zhvillohet mes dy partive kryesore maqedonase të cilat po synojnë votën shqiptare, posaqërisht në qytetin e Shkupit.

Përpos kësaj, në këto zgjedhje Gruevski është përkrahur fuqishëm nga disa media kosovare me ndikim relevant dhe shikueshmëri të lartë. (INA)

 

Comments

comments