Kush janë sponsorizuesit e vrasjeve të pasluftës?

Pas  çlirimit,  Kosova u përball për shumë vite edhe me një luftë tjetër. Bëhet fjalë për një seri vrasjesh, kryesisht me karakter politik, të cilat, sot e kësaj dite kanë mbetur pa u zbardhur. Fillimisht, të ashtuquajturat rastet e krimeve të rënda, ku bënin pjesë  rastet e vrasjeve me motiv politik, u morën nga misioni i UNMIK-ut e më pas të njëjtat raste u  bartën  tek EULEX-i dhe Policia e Kosovës.

Por, sërish,  asgjë nuk doli në dritë.  Gjatë gjithë këtyre viteve, është shtruar pyetja, se kujt, apo cilëve iu ka shkuar për shtat mosndriçimi i këtyre rasteve dhe lënia në liri e kriminelëve?

Njëzëri si nga politika, apo edhe nga njohësit e rrethanave politike dhe familjet e personave të vrarë, gishti është drejtuar nga sponsorizuesit e këtyre vrasjeve. Por, cilët janë sponzorizuesit?

Në këtë pikë, askush nuk jep përgjigje, përveçse hidhen dyshime, se urdhërat kanë ardhur nga politika. Në këtë mënyrë, pavarësisht përqëndrimit të madh të forcave të KFOR-it,  Policisë së UNMIKU-t, EULEX -iu dhe SHPK-ës, pranisë së shërbimeve intelegjente,  e më pas kontigjentit të hetuesve, prokurorëve ndërkombëtarë e vendorë, rastet në fjalë u konsideruan të dështuara totalisht, pasi hetimet ngecën, u bllokuan, u pluhurosën dhe nxjerrja e fajtorëve para drejtësisë, mbeti vetëm një ëndërr e familjarëve të viktimave.

Kjo situatë coi në humbjen e besimit tek institucionet e drejtësisë, të cilat patën mungesë  mungesë vullneti për t’u përballur me strukturat e krimit të organizuar, si pasojë e vendimeve dhe ndikimeve politike.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Comments

comments