Kush luajti rol të rëndësishëm në karrierën e argjentinasit ?

GENOA, ITALY - JANUARY 27: Mauro Emanuel Icardi of UC Sampdoria celebrates his fourth goal during the Serie A match between UC Sampdoria and Pescara at Stadio Luigi Ferraris on January 27, 2013 in Genoa, Italy. (Photo by Valerio Pennicino/Getty Images)

Karriera e Mauro Icardi-t ka filluar ngritjen me dygolëshin e realizuar në 2013-ën kundër Juventus.

Sulmuesi argjentinas ka zbritur në fushë me fanellën e Sampdoria-s dhe ka përmbysur rezultatin me dy golat e shënuar kundër Buffon.

Por, siç ka bërë të ditur “Sky Sport”, Icardi mund të mos kishte luajtur në atë ndeshje.

Në fakt, ai sapo ishte thirrur nga kombëtarja nder 20 e Argjentinës dhe, para se ta pranonte ftesën, ai u këshillua me një person që në atë kohë ishte thjeshtë një mike.

Bëhet fjalë për Wanda Nara, që në atë i dha atij këtë këshillë:

“Mauro, mos shko te kombëtarja tani që ke mundësinë të luash titullar”. Mauro e dëgjoi dhe pjesa tjetër është histori.

Comments

comments