Kush po i përgatitë kurth ish komandantit të UÇK-së, Bekir Asani?!

0

Inspektor të lartë të shërbimeve sekrete maqedonase me direktivë të agjentëve të Rusisë të cilët janë nën kontroll të VMRO-DPMNE-së kanë përgatitur një kurth të sofistikuar ndaj zyrtarit të BDI-së me të vetmin qëllim që të nxisin tensione ndëretnike në Maqedoni, informon portali Amerika-RADIO, transmeton Medial.mk

Sipas kësaj media online ky skenar ka qenë i përgatitur me qëllim që të provokohet ndonjë ish komandant i UÇK-së nga Maqedonia, që ky i fundit të reagon ashpër, ndërsa policia në mbrojtje të mund edhe të gjuan me armë për vdekje dhe të shkaktohen tensione të reja ndëretnike në vend.

Siç informon portali Amerika-RADIO si personazh që do t’i ngrihet kurth ishte përzgjedhur ish komandanti, Bekir Asani, për shkak të influencës që gëzon ai tek shqiptarët e Shkupit, familjes së tij të madhe që ka dhënë kontribut në UÇK-në e Maqedonisë dhe Kosovës.

Sipas burimeve të këtij portali fillimisht është dashur që të merret vetëm vetura e Asanit me marimangë, para restorant Shkupit, ku gjithashtu ka pasur dhe mbi 20 vetura tjera të parkuara gabimisht.

Shërbimet kanë qenë në dijeni se Asani, nuk do të lëshoj pe, por do të revoltohet dhe ky do të ishte momenti më i përshtatshëm që të intervenon policia në “vetëmbrojtje”.

I gjithë ky skenar është përgatitur që të destabilizohet situata në Maqedoni të cilën e kanë projektuar shërbimet sekrete, në kohën kur Qeveria është e vendosur që të zgjidh problemin me Greqinë, Serbinë, Bullgarinë dhe Shqipërinë si dhe të anëtarësohet në NATO.

Gjithashtu mësohet se policja e involvuar në këtë rast ka qenë vetëm viktimë për të realizuar skenarin në fjalë, e cila përmes radiolidhjes ka kërkuar ndihmë në gjuhën maqedonase.” Treska 500, napadnata sum kaj Mavrovka, baram pomos”, me çka menjëherë për disa minutave në vend të ngjarjes kanë ardhur mbi 30 policë dhe pjesëtar të forcave speciale “ALFA”.

Prezencën e reagimit të shpejt të policisë, e konfirmoi edhe vet Bekir Asani gjatë intervistës së tij për portalin në gjuhën maqedonase MAKTEL.

Incidenti i cili iu ngjit Bekir Asanit mori jehonë të madhe në mediat e Maqedonisë, nën arsyetimin se Asani paska sulmuar me grushte policen e komunikacionit rrugorë, akt këtë të cilin Asani kategorikisht e hedh poshtë.

I gjithë ky skenar ka qenë i përgatitur, që nëse edhe dështon plani A, përmes planit B të fajësohet Bashkimi Demokratik për Integrim se në radhët e saja ka funksionar të cilët prishin rendin dhe qetësin publike, madje sulmojnë edhe policë.

Bekir Asani, rrjedh nga një familje patriotike dhe atdhetare të cilët që nga dita e parë e luftës në Kosovë, pastaj edhe në Maqedoni në vitin 2001, mbi 50 burra të kësaj familje u rreshtuan në betejat më të nxehta të Kumanovës dhe Haraçinës.

Ndryshe, që nga vitit 2002, Bekir Asani ka postin e kryetarit të degës së Çairit të Shkupit, për 15 vitet e fundit ai i gjallëroi shqiptarët e Shkupit ,të cilët sot me qindra shqiptar nga Shkupi  gjenden në institucionet më të larta shtetërore në Maqedoni, fal meritave të Asanit për të ruajtur vlerat e luftës së UÇK-së dhe për të plotësuar kërkesat e elektoratit të BDI-së.

Sot e kësaj dite, BDI ende udhëheq me komunën e parë shqiptare në kryeqytetin e Maqedonisë, Çairin, ku gjatë 15 viteve të fundit me fanatizmin me të madh janë artikuluar shumë projekte shqiptare, nën udhëheqje të kryetarit të dikurshëm Izet Mexhiti dhe të mbështetjes së pa rezervë të kryetarit të BDI-së, Ali Ahmetit.

Ndryshe, ky kurth ndaj Bekir Asanit po përgatitet në periudhën kur Qeveria është mobilizuar që Maqedoninë të anëtarësoj në NATO, ndërsa në Kuvend të miratohet zyrtarizmi i gjuhës shqipe./medial.mk