Kuvendi voton programin e qeverisë Rama II

Kuvendi i Shqipërisë ka votuar programin e qeverisë Rama II me 78 vota pro dhe 51 kundër sot në orën 7.00 të mëngjesit të së mërkurës.

Pas thuajse 24 orë debateve, që nisën të martën në orën 9:00 dhe ku programi dhe projekti i qeverisë socialiste u debatua, u kritikua, u sulmua ashpër nga opozita, me shumicën e votave, mazhoranca arriti ta miratojë sot në orën 7:00.

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi drejtoi seancën nga dita e djeshme deri sot dhe njoftoi se në orën 18:00, deputetë duhet të mblidhen në selinë e Kuvendit për të caktuar mbledhjen e seancës parlamentare të radhës.

VIDEO/ PROGRAMI I QEVERISE RAMA II, PREZANTUAR NGA KRYEMINISTRI NE KUVEND

Comments

comments