KUZHINA E VMRO-së

KUZHINA E VMRO-së

Abedin Zymberi

Deklarata e një platforme shqiptare si bomb e cila ka gjasa të na plasë në dorë, pa e hudhur fare. Unë mandatarin Nikola Grujevski e shof në këndin tim si moment ku Maqedonija po shkonë drejt zgjedhjeve të reja. Kjo deklarat jona e pregaditur jo profesionalisht me mangësit e saja, ka dy kahje, që për mendimin tim janë mashtruese. Kjo deklarat e pa analizuar mirë me rrethanat momentale të numrit të mandateve mund të jetë në dëm të shqiptarëve për një arsye shumë të thjeshtë. BDI për 15 vite pati mundësinë ti kushtëzon partit politike Maqedone me një platformë të tillë, ka pasë mundësinë e ndryshimeve kushtetuese sepse me partnerin e koalicionit në gjitha mandatet e kan pasë numrin e konsiderueshëm 2/3 për ndryshime kushtetuese. Kët asnjëherë nuk e ka bërë. Sot kur asnjë parti politike dhe asnjë lloj kombinimi nuk e arrinë 2/3 e votës në parlament dhe partit politike dalin me kët deklaratë e cila kërkon ndryshime kushtetuese. Edhe sikur ta pranon deklaratën njëra nga partit maqedone është e pa mundur të realizohet. Pra këtu ka diçka që mua më bënë të dyshojë mos vallë me këtë po e shpëtojmë VMRO-në?. Sepse VMRO-ja ndaj maqedonasve do të tregohet shpëtimtare e shtetit (unitarë) Maqedonas duke mos pranuar kët deklaratë, kurse BDI në anën tjetër para elektoratit shqiptarë do të thirret në ,,patriotizmin” e kësaj deklarate. Tash kinse Grujevski nuk pranon nënçmimin, këndej Aliu nuk shkon në qeveri pa pranuar kushtet dhe dëshirojnë ta çojnë shtetin në zgjedhje të reja. Në zgjedjjet e reja do ti mobolizojnë forcat duke u thirrur në këto parime, duan ta fitojnë shumicën e mandateve që formimi i qeverisë së ardhshme mos të jet problem numrash. LSDM-ja nuk është në pozicion për ta pranu atë deklarat sepse edhe ajo nuk do ti ket 2/3 e votave për ndryshime kushtetuese, pra deklarata e pa mundësonë koalicionin me LSDM-në. Dhe ja loja për të shkuar një zgjedhje të reja. Pra e gjithë loja e qeveritarëve është në drejtim të shkuarjes në zgjedhje të reja të cilët edhe për një koh do ta mbajnë peng krizën politike në maqedoni. Për mendimin tim duheshte Deklarata (plarforma) e partive shqiptare të ket kërkesa të mundshme për realizim në bazë të numrave, të futen në koalicion me LSDM-në me marveshje për një qeverisje të përkohshme në të cilën do të ndryshoheshte e gjithë struktura VMRO-iste në gjitha institucionet e shtetit, të i pamundësohet VMRO-së që në zgjedhjet e ardhshme të jet fituese. Lus Liderët e partive politike të kenë parasyshë kët që thash sepse pa qëllim mund të bin në gracën e pregaditur nga kuzhinat e VMRO-së. Shqiptarëve në këto rrethana i duhet një stabilitet politik duke luftu për krijimin e kushteve për faktorizinin e Shqiptarëve në Maqedoni. Shqiptarëve i duhet dekriminalizimi i shtetit, krijimi i kushteve për zbatimin e ligjeve për të gjithë një soj. Gradualisht krijimin e atmosferës politike për barabarsi. Jo deklarata të fryera euforike, në të cilët më shumë do të pamundësohet realizimi i sajë. Kujdesë, sepse nga një herë ,,patriotizmi” i pa kontrolluar mundë të jet shumë i dëmshëm. 10.01.2017