Ky është drejtor i ardhshëm i Klinikës për kirurgji të fëmijëve?!

Klinika  për kirurgji të fëmijëve në Spitalin Shtetëror në Shkup për herë të parë në histori mund të udhëhiqet nga një shqiptar.

Kirurgu i njohur dr.Jetmir Ziberi nga Tetova që ka shpëtuar me mijëra fëmijë është kandidati i mundshëm që të jetë drejtori i ri i Klinikës për kirurgji të fëmijëve në Spitalin Shtetëror në Shkup të Maqedonisë.

Nese emrohet dr.Ziberi në këtë post deri brenda 10 ditëve të ardhshme, ky do jetë suksesi historik i ministrit të shëndetsisë,Arben Taravari pasi ky ministër për herë të parë emëroi drejtor shqiptar dr.Bekim Pocestën në Klinikën e Kardiologjisë në Shkup duke e zëvëndësuar dr.Sashko Kedevin, ndërsa tani në Klinikën për kirurgji të fëmijëve drejtori Riste Simenov për herë të parë  është shansi që  të menaxhohet nga një shqiptar, në këtë rast nga mjeku Ziberi.

Ndryshe, dr.Jetmir Ziberi  ka një përvojë mbi 10 vite si kirurgë i specializuar për sëmundjet kirurgjikale të fëmijëve deri në moshën 14 vjecare.

Dr.Ziberi deri tani ka arritur të bëj mbi 6000 operacione të suksesshme dhe intervenime tjera kirurgjike.

Përvoja e tij profesionale në disa shtete të Evropës e rradhit ndër kirurgët lider në Maqedoni për sëmundjet më të komplikuara kirugjike të fëmijeve, ndërsa shumica e familjeve shqiptare nga Maqedonia dhe Kosova flasin me respekt dhe fjalë mirënjohjeje të madhe për shërimin dhe trajtimin e fëmijëve të tyre nga ana e kirurgut, Jetmir Ziberit./ top-news

Comments

comments