Ky është elementi rus në VMRO. Gruevski hesht

Partia Demokratike Serbe në Maqedoni është pjesë e koalicionit të VMRO-së, e cila thotë se angazhohet për anëtarësim në NATO dhe BE, njofton agjencia e lajmeve INA.

Por, cuditërisht nuk pati asnjë reagim kur lideri i DSM-së, Ivan Stoilkoviq më 21 korrik të këtij viti nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Partinë ‘Rusia e Bashkuar’, e cila mbështet krijimin e një territori ushtarak neutral në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Stoilkoviq së bashku me liderin e GROM-it Stevço Jakimovski dhe Boris Damovski nga ‘Iniciativa për Maqedoni të bashkuar’ ishin mysafir në Moskë ku edhe takuan me Zëvendës Sekretarin e Këshillit të Përgjithshëm të partisë Rusia e Bashkuar, Sergei Zheleznjak.

Në atë takim Zheleznjak tha: “Sot ne shohim me shqetësim të thellë, se si nën presion të drejtpërdrejtë nga jashtë është bërë përpjekje e vrazhdë për të ndërhyrë në punët e brendshme të Maqedonisë sovrane, me qëllimin për ta ndryshuar identitetin kombëtar, emrin e shtetit, Kushtetutën, sistemin shtetëror dhe simbolet kombëtare.

E gjithë kjo është bërë në mënyrë për të transformuar Maqedoninë në një protektorat të NATO-s kundër vullnetit të shumicës së qytetarëve të saj. Veprimet e tilla jo vetëm që destabilizojnë situatën politike në Maqedoni, por edhe do të kenë një ndikim negativ në sigurinë dhe stabilitetin e të gjithë rajonit të Ballkanit. ”

Analistët theksojnë se ky element rus në VMRO,  i cili në heshtje ka edhe miratimin e liderit të partisë Nikolla Gruevski është porositësh i shkrimeve  spekulative në media për destabilizimin e Maqedonisë.

Ditë më parë gazeta serbe, Vecernji Novosti botoi një shkrim ku spekulohej se një po përgatitet futje të grupit të armatosur shqiptar në zonën kufitare të Serbisë me Maqedoninë, që duhej të ishin të veshur me uniformë ushtrisë dhe të njësisë policore serbe, ndërsa detyra e tyre ishte që nëpërmes pjesëve të pakapshme të kufirit të kalojnë në territorin e Maqedonisë, duke kryer “gjurmim”. Megjithatë ajo grupe është inçizuar që mund të çojë deri te lufta diplomatike mes Maqedonisë dhe Serbisë.

Mediat serbe tashmë kanë paraqitur armiqësi drejt Maqedonisë paralelisht me përmirësimin e marrëdhënieve me Bullgarinë.

“Bëhet fjalë për propagandë klasike”, kështu nga Ministria e Punëve të Brendshme i vlerësuan spekulimet e publikuara në disa media serbe për sulm eventual të personave të veshur me uniforma të policisë dhe të ushtrisë serbe në territorin e Maqedonisë me qëllim që të shkaktojnë luftë diplomatike. (INA)

 

 

Comments

comments