Ky është emri i liderit të Lëvizjes BESA që do të bashkojë të dyja fraksionet? (FOTO)

0

Arben Labënishti, doktori nga Struga përflitet si emri më i pranueshëm për lider të Lëvizjes BESA në kongresin e ardhshëm partiak, mëson INA.

Sipas burimeve partiake, anëtarësia e kësaj lëvizje e preferon Labënishtin që të vjen në krye të këtij subjekti, pasi që është figurë unifikuese dhe që mund të pajtojë palët e përfshira në tensionet e fundit, kryesisht ato nga rajoni i Shkupit dhe nga ana tjetër të Tetovës.

Labënishti është mjek specialist, i cili njihet si një veprimtar i dalluar i çështjes kombëtare, ndërsa me këto aktivitete ishte marrë qysh në vitet e 90-ta, duke qenë kryetar i Lidhjes studentore “Dardania” në Tiranë, e cila merrej me aktivitete studentore, por edhe çështje organizative sa i përket luftës së Kosovës. Kjo shoqatë në disa raste ka qenë logjistikë dhe ka përkrahur edhe me anëtarë të saj luftën e UÇK-së.

Komentet

komentet