Ky është Islami për të cilin duhet të jemi krenarë

0
30

Shkruan: Hatixhe Benguenna (prezantuese në TV Al-Jazeera – Katar)

Unë kam qenë për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shkova në një shitore pak më të madhe për të blerë disa gjëra. Derisa isha duke pritur në radhë për t’i paguar ato që kam blerë, e pashë një grua muslimane të veshur me hixhab, në të cilën vëreheshin shenjat e lodhjes. Sigurisht për shkak se ajo po e shtynte një arkë të madhe dhe të rëndë e cila ishte para saj. Dukej se në arkë ishte një makinë për prerje (kositje) të barit. Pastaj u afrua te një grua që punonte në arkë, dhe në mes të atyre dyjave filloi biseda:

Muslimanja: “Zonjë, unë tek ju dje e bleva këtë makinë dhe disa gjëra të tjera për 500 $ (dollarë)”.

Punëtorja në arkë (e zënë me punën e saj): “Dhe tani ju doni atë ta ktheni?”

Muslimanja: “Jo, por unë dua atë ta paguaj!”

Punëtorja: “Nuk po ju kuptoj! A nuk thatë se e keni blerë dje? Nëse doni të thoni se në një tjetër shitore e keni gjetur të njëjtën makinë me çmim më të lirë, atëherë duhet ta dini se te ne ekziston mundësia e kthimit të artikullit të blerë, por me kusht që ta keni dëshminë për çmimin në shitoren konkurruese. A keni prova për këtë?”

Muslimanja: “Zonjë, nuk ka të bëj as me njërën e as me tjetrën. Unë te ju dje e bleva këtë makinë dhe disa gjëra të tjera me kartelë krediti, pastaj u ktheva në banesën time, e cila gjendet në një lagje, larg nga shitorja juaj rreth dy orë udhëtimi me makinë. Dhe kur hyra në shtëpi dhe e shikova faturën (kuponin), zbulova se në llogari nuk e keni futur shumën e makinës. Unë u përpoqa të kontaktoj me shitoren tuaj, që mos t’u ndodhë ndonjë gjë e pakëndshme në lidhje me të, por orari i punës tashmë kishte përfunduar dhe askush nuk u përgjigj. Kështu, unë vendosa ta marrë një ditë pushimi dhe ta sjellë makinën, në mënyrë që ta paguaj shumën e saj. Unë nuk dua që ju të keni probleme në punë për shkakun tim, dhe as që unë ta shfrytëzojë një makinë që nuk e kam paguar.”

Në atë moment punëtorja në arkë u ndal e befasuar nga përgjigjja, me ngulmim po e shikonte gruan muslimane, ndërsa sytë e saj ishin plot me lot. Pastaj e përqafoi atë, e puthi dhe me lot i tha: “Nuk e kuptoj se si keni vendosur të ktheheni dhe ta paguani shumën e cila nuk është futur në faturë me gabimin tim je me tuajin. Dhe keni marrë ditë pushimi për t’i kaluar katër orë udhëtimi me makinë në dy drejtimet, dhe e keni sjellë këtë makinë të rëndë që ta paguani shumën e asaj. Pse e keni bërë këtë?”

Muslimanja pa të keq, sikur ka të bëjë me diçka që vetvetiu është e nënkuptueshme, u përgjigj:

“Ky është amanet.” Dhe pastaj ajo i shpjegoi punëtores se çka në fakt do të thonë amaneti në Islam.

Së shpejti punëtorja shkoi në zyrën e drejtoreshës së saj. Ne po i shihnim ato përmes qelqit në zyrë, por nuk mund t’i dëgjonim se çka bisedonin. Mirëpo, nga shprehja e fytyrës, derisa po ia shpjegonte drejtoreshës së saj se çka i kishte ndodhur, ishte e qartë se veprimi i muslimanes kishte lënë gjurmë të pashlyeshme dhe përshtypje te punëtorja e arkës. Pak minuta pas kësaj, drejtoresha i mblodhi të gjithë punëtorët dhe stafin e shitores, dhe ju rrëfeu atyre për rastin me gruan muslimane, tek e cila vërehej turpi dhe ndjenja e sikletit për këtë, sepse ajo mendonte se nuk ka bërë asgjë të veçantë, por vetëm atë që e kishte detyrë dhe atë që e kërkon feja e saj.

Pasi që mbaruan të gjitha këto, drejtoresha insistoi që muslimanja ta merr makinën si dhuratë nga punëtorët e kësaj shitoreje, mirëpo ajo me edukatë kërkoi falje, duke thënë se nuk mund ta pranonte atë dhuratë, pasiqë ajo me veprimet e saj nuk kishte dashur ta merr makinën si dhuratë, por kishte dashur të bënte një vepër të mirë dhe ta fitonte shpërblimin e Allahut, andaj për këtë arsye nuk dëshiron që kjo dhuratë t’ia prishë shpërblimin.

Natyrisht, përgjigjja e saj e rriti admirimin e punëtorëve. Muslimanja u largua nga shitorja, kurse unë në shpirtin tim ndjeva krenari, derisa punëtorët, por edhe konsumatorët, po vazhdonin të bisedojnë për përshtypjet dhe admirimin e tyre me veprimin e kësaj gruaje muslimane.

E pra, kjo është jeta!
KY ËSHTË ISLAMI I VËRTETË ME TË CILIN DUHET TË JEMI KRENARË SI MUSLIMANË! http://saff.ba/

Përshtati: Miftar Ajdini

Comments

comments