Ky është kandidati i Lëvizjes BESA për Vrapçishtin

Lëvizja Besa është subjekti që duketbse me seriozitetin më të madh e ka marrë garën zgjedhore në komunën e Vrapçishtit, duke dalë me kandidat që ka titull shkencor. Në këtë komunë, Besa do të kandidojë me Rexhep Rexhepin, magjistër i psikologjisë.

Rexhep Rexhepi është i lindur në vitin 1985 në fshatin Negotinë, është magjistër i psikologjisë në Universitetin e Tetovës, ndërkohë që për momentin punon si mësimdhënës në shkollën fillore Naim Frashëri në Negotinë. Angazhimi i tij politik vjen në rradhët e Lëvizjes Besa.

Seriozitet maksimal Besa ka treguar edhe në përzgjedhjen e bartësit të listes, ku është caktuar Senad Amedi, magjistër i shkencave juridike.

Kandidati për kryetar, Rexhep Rexhepi, premton angazhim maksimal për përmirësim të gjendjes në këtë komunë të rëndësishme.

“Gjërat nuk i ndryshon koha, të keqen koha vetëm e shton. Ndërsa e mira vjen vetëm me përkushtim dhe me ndershmëri.

Të dashur miq, familjarë e bashkëqytetar të Komunës së Vrapçishtit, prej sot hapim një faqe të re për komunën tonë. Unë Rexhep Rexhepi kam marr përsipër që Komuna jonë, bashkë me të gjitha vendbanimet në të, të ndryshoj. Kam marr përsipër që ti bart disa përgjegjësi që më takojnë si qytetar i këtij vendi, por më shumë si djali i një familje që gjithmonë ka pasur në rend të parë të mirën e vendbanimit tim, si prind i cili dua që fëmija im dhe fëmijët e tjerë të rriten në një vendbanim me standarde bashkëkohore, si dhe si pedagog që nxënësit e mij të mësojnë në shkolla cilësore. Të nderuar miq, Kuvendi i Degës së Lëvizjes Besa në Vrapçisht më dha besimin që unë të jem kandidat për kryetar i Komunës së Vrapçishtit, bashkë me bartësin e listës Senad Ameti. Ju faleminderit për mbështetjen dhe ju premtoj se ne do të fitojmë! Pres përkrahjen tuaj! #MeBesë”, ka shkruar Rexhepi në facebook.

Comments

comments