Ky shqiptar ishte mason, trekëndëshin e kishte simbol? Ja emrii tij!

Fadil Kodra, banor i qytetit të Durrësit është ndarë nga jeta para pak vitesh. Në shtëpinë e tij ndodhen akoma një sasi letërkëmbimi me Ibrahim Kodrën, kushëririn e tij si edhe një tufëz flokësh të piktorit, shkruan “Shqiptarja”. Me ftesën e tij Ibrahimi kishte ardhur së pari në Shqipëri. 11 vite më parë i ftuar nga Fadili në shtëpinë ku banonte në rrugën “Sefer Efendiu” afër qëndrës së qytetit, pata mundesinë që ti fotografoja. Ishin një tufë flokësh të verdhëllemtë të mbeshtjella spirale. Ato ruheshin prej vitesh në këtë familje. Ishte emocionuese kur i pashë sëpari. Për më tepër kur personin që i përkisnin këto flokë Ibrahim Kodrën, kisha rastisur që të bisedoja fare pak me të kur u ndodhem shumë afër rastësisht, në një takim ndërkombëtar të organizuar në Tiranë.

Pra isha takuar vetëm një herë në mjediset e Muzeut të Madh Historik në një veprimtari poetike Italo- Shqipare që organizohej nën kujdesin e dy presidentëve të vendeve respektive. Isha i ftuar nga Mira Meksi. Kemi folur pak në këmbë pranë një stende me poezi të afishuara në 2 gjuhë, të cilat perfaqësonin edhe një simbol bilinguizmi të jetës së piktorit të madh. Ne biseduam pak minuta për Ishmin, ku edhe unë kisha kaluar me punë disa vite. Nuk më vajti në mendje se mund të ishte takimi i fundit. Pas ndarjes së tij nga jeta, në ceremoninë e varrimit ritakova mikun tim te vjetër Fadilin.

Ndodhej mes shumë personaliteteve së bashku me të birin Bashkimin, ish-regjisor në teatrin “Aleksander Moisiu” të qytetit të Durresit, i cili u nda nga jeta pak kohë pas vdekjes së Ibrahim Kodrës. Pak ditë më pas i shkova në shtëpi ku ai më njohu me korespondencën që ruante prej shumë viteve me piktorin e famshëm italo-shqiptar Ibrahim Kodra.

Në një kënd të dukshëm të shtëpisë së Fadilit ishte e ekspozuar një kornizë me 2 fotografi, ku pozonte piktori plot emocion gjatë vizitës së parë që bënte në shtëpinë e tij të vëndlindjes pas disa dekadash si i larguar, dhe pranë tyre po në të njëjtën kornizë gjendej një qese plastike, ku ruheshin të mbyllura brenda flokët e Ibrahim Kodrës. Poshtë këtyre flokëve, babai i Fadilit gjithnjë i kujdesur kishte shkruar me dorë ose u ka thënë të tjerëve që tja shkruanin se këto ishin flokët e Ibrahim Kodrës.

“Mustafa Kodra. Për Kujtim kam marrë flokët e Ibrahim Kodrës.” Kaq. Fjalë të shkruara saktë e shkurt, por që na sjellin që përtej botës edhe një kumt të vazhdueshëm të piktorit të madh që prehet tashmë në vendlindjen e tij. Me këto fjalë Mustafa Kodra sikur kërkon që ti kushtojmë pak mirënjohje për idenë e vet që arriti që të ruante për brezat këto relike të mrekullueshme të pjesës njerëzore të piktorit të madh, dhe befas mu kujtuan edhe vende të tjera që kanë ruajtur relikte të tilla si këto flokë. Në Francë janë të ekspozuara flokët e Napoleon Bonapartit që i a pati marrë doktori në shtratin e vdekjes…

Ai më sqaroi se fotoja që ruante në mur sëbashku me shumë të tjera që kishte, ishin shkrepur kur qenë sëbashku me të, gjatë vizitës së parë, kur Ibrahim Kodra erdhi në Ishëm në vitin 1973 me ftesën që i a kishtë bërë vetë Fadili. Ai ruante në mur pranë këtyre fotove edhe floket origjinalë të Ibrahim Kodres, të cilat ia kishte prerë nga koka vëtë babai i tij Mustafa Kodra që e kishte piktorin djalë të xhaxhait të vet. Gjate asaj dite Fadili, krahas shumë historive të femijërisë që mbante mend, më tregoi edhe për pasionin e piktorit kur vinte për pushime në fshat për të gjuajtur peshk. Ai më tha se në derdhje të lumit të Ishmit megjithëse në moshë fëminore ata kalonin ditën duke peshkuar me një reze (pezaul) që kërkon forcë për tu ngritur pasi zhytej në ujë. Po në se kur ishin të tjerë që e ngrenin këtë reze, duheshin së paku 4 vetë, sepse ishte mjaft e rëndë, Ibrahimi e ngrinte vetëm atë pasi kishte shumë forcë në duar, me kishte thënë Fadili. Majde mbante mend edhe këngët që kishte kënduar piktori i ardhshëm.

Fliste qetë dhe rrjedhshëm, me një kujtesë për tia patur zili per moshën 82 vjeçare që kishte mbi supe atë periudhë. Sëbashku me flokët e ekspozuara natyrshëm në faqen e murit të dhomës së pritjes, Fadili më tregon se ka qënë ai i pari që arriti ti gjejë adresën në Itali dhe të mbajë korespondencë të vazhdueshme me të gjatë gjithë kësaj periudhe dhe më tregon disa fatura poste të letrave rekomande të nënshkruara edhe nga Ibrahimi. Korrespondencën ai e ka filluar që në vitin 1962 dhe e ka mbajtur gjer në frymemarrjen e fundit të piktorit. Një sasi letrash që ruhen tashmë në banesën e Fadil Kodrës ishin shumë mbresëlënëse…

Trekëndëshi si simbol te Ibrahim Kodra: A ishte Ibrahim Kodra një mason? A është pasues i Leonardo Da Vinçit dhe i formave simbolike që ai ka përdorur?

Për piktorin e shquar Ibrahim Kodra është shkruar dhe do të shkruhet në vijimësi. Sa më shumë të kalojnë vitet aq më shumë do të gërmohet në jetën e tijë dhe detaje të reja do të serviren për brezat e ardhëshëm. Përmasat e tija për historine e artit modern shqiptar do te mbeten ikonografike. Duke u nisur nga stilizimet e shumta që ka përdorur në pikturat dhe idolet e veta ku përparësi kanë pasur figurat gjeometrike, kryesisht trekëndëshi, me sa duket Kodra ka ruajtur të forta në kujtesë figurat gjeometrike të stilizimeve popullore kryesisht ne veshje si trekendëshat. Kjo duket se ai mbajti ngarkesa emocionale.

Në nje foto të nuses mirditore mund te gjenden shume elementë të përdorura nga Kodra në pikturë. Ishmi, vendlindja e tij është shumë afër Mirditës. Madje ka dhe shumë banorë me origjinë nga kjo trevë e lashtë. Pasi në disa fshatra të Ishmit ka shume familje me mbiemrin Mirdita. Në Bizë, Draç dhe në Gjuricaj, që ushtrojnë 2 besime të ndryshme katolike dhe myslymane, edhe këtu përdorej stoli trekëmbësh. Një foto e udhëtarëve nga kontinenti na sjell një detaj kur në një stol me tre këmbë është ulur një nga shtëpiakët në një darkim.

Zadrimorja dhe gra të zonave afër mbajnë trekëndësh argjendi, që shërbente për të mbajtur lekët metalike, tip portofoli. Të gjitha keto elementë do ti gjejë një studjues në kozmogoninë e artit të Kodrës. Një piktor modern me rrënjë të zhytura thellë në traditë. Po intersante është fotografia e Kodrës ku ka ekspozuar një unazë me një trekëndësh. Vazhdim tradite apo dhe më shumë. Studjuesi Fatmir Minguli, inxhinier mekanik nga profesioni ka hedhur në letër disa ide intersante mbi simbolet e Kodrës. Për këtë ai ka theksuar duke iu referuar përdorimit të “Trekëndëshit” si simbol te Ibrahim Kodra. Dhe shtron pyetjen se “ A ishte Ibrahim Kodra një mason”? A është pasues i Leonardo Da Vinçit dhe i formave simbolike që ai ka përdorur?

Shënimet e Fatmir Minguli mbi idenë e lançuar nga studimet e bëra prej tijë:

Trekëndëshi është figura më e qëndrueshme në gjeometri dhe si rrjedhojë edhe në inxhineritë konstruktive. Komiteti Europian në vitin 1988 ndaloi prodhimin e karrikeve me katër këmbë në institucionet publike dhe në firmat me shumë puntorë që punojnë të ulur.U vendos me ligj prodhimi i karrikeve me pesë këmbë pikërisht për këto vende pune. Pesë këmbëshi përbëhet nga pesë trekëmbësha. Trekëndëshi është çuditërisht një figurë e ndërfutur në botën sot. Ajo ekziston, shihet dhe nuk shihet.

Por për një trekëndësh të fshehur duhet pak imagjinatë, pak kurreshtje, pak inteligjencë. Ibrahim Kodra ishte piktor shqiptar me aktivitet në Itali dhe në pikturat e tij të periudhave të fundit të krijimtarisë së tij mbizotëronte elementi simbol i trekëndëshit. Po të pyesje Ibrahim Kodrën për futjen e këtij simboli kudo në pikturat e tij ai do jepte një përgjigje, por kjo përgjigje mund të merrej edhe ndryshe, indirekt duke parë me vëmendje arsyet e futjes së figurë më të qëndrueshme në pikturë. Gjuhët e flakëve, nebuloza të diellit, janë në formë trekëndshi. Dhe trekëndshi i nebulozave të diellit është pjesmarrës në pikturat e Kodrës. Kjo do të ishte përgjigja e parë indirekte.

Në librin”Kujtime” të shkruar nga Ibrahim Kodra, thuhet: “Ishte marsi i vitit 1984 dhe ekspozita ime “Fantastikja në art” bëri shumë bujë sepse gazetarët shkruanin se Kodra qëndron midis Da Vinçit dhe Mikelanxhelos”. Kaq mjafton për të zbuluar ngjashmëritë. Efekti i “V” së formuar në pikturën ” Darka e fundit” të Da Vinçit, midis Krishtit dhe Maria Madalenës është një mesazh. Në se Dan Braun, autori amerikan i romanit”Kodi i da Vinçit” do të njihte dhe Ibrahim Kodrën, ndoshta do të gjente një hapësirë më të madhe për të zgjeruar idetë e tij.

Ylli i Davidit është formuar nga bashkimi i dy trekëndshave, por vizatimi i tyre në veshjet e grave shqiptare, në përparëset e tyre, ose në sytë e burrave vizatuar nga Ibrahim Kodra do të ishte përgjigja indirekte.

Mbiemri i piktorit tonë është Kodra. Kodrat janë trekëndësha të përmbysur dhe zona e Ishmit është plot me kodra. Dhe si përforcim të kësaj, format e stolave prej druri në Malësinë e Veriut të Shqipérisë janë në formë trekëndëshi. Dhe akoma më tepër një përforcim. Gratë po në veri të Shqipërisë, mbajnë një trekëndsh dërrase përpara mesit, drejtuar nga poshtë si shenjë e pjellorshmërisë.

Por këto shembuj dhe vetë simboli i pikturave të Ibrahim Kodrës të çojnë drejt pyetjes: A ishte Ibrahim Kodra një mason?

A është pasues i Leonardo Da Vinçit dhe i formave simbolike që ai ka përdorur? Le të shohim se çfarë shkruan studjuesi Marko Valeski:

“…Kodra ka zbuluar fijet e shndritshme të mozaikëve bizantinë, vezullimin e xhamive të lashta dhe imagjinatën e barinjve që i shkojnë netët në përpjekjet e Olimpit.”

Këtu ai vertëton një lloj paganizmi. Ndërsa vetë Kodra shkruan:

“Krijimi tipologjik i shenjave dhe i formave, u bë si një metodë e re pune për mua.”

Pra ai vertëton se simbolet janë domethënëse në njerzit që ai pikturon apo në natyrën që e rrethon. Pra janë simbolet ato që po trondisin botën intelektuale ashtu si në romanin e Dan Braunit. Kodra pikërisht këtë tronditje jep për ata që dinë të gjejnë te e padukshmja, të dukshmen. Ai njerëzit dhe figurat e tjera që pikturon i quan …si njerëz dhe figura që shkojnë në një tokë të panjohur, në kërkim të diçkaje…” Ndërsa pérgjigja e tretë indirekte për simbolin e trekëndëshit do të ishte vetë mbiemri i piktorit të madh. Kodra është trekëndshi, trekëndeshi është firma e piktorit.

Comments

comments