Labënishti për kryetar, vjen përkrahja e madhe

0

Lajmi për Arben Labënishtin për kryetar të Lëvizjes BESA ka marrë jehonë të madhe dhe se është përkrahur edhe nga Tirana e Prishtina, si një figurë e vlerësuar kombëtare, edhe pse në anën tjetër ka pasur demante, por që nuk janë valide për shkak të dy grupimeve dhe fraksioneve që duan të marrin në duar udhëheqjen e kësaj partie.

Anëtarë të Lëvizjes BESA thonë për INA se Labënishti është i preferuari, por sipas tyre nuk e lënë, sepse interesat janë më të mëdha. Nga ana tjetër, disa burime partiake janë munduar të përgënjeshtrojnë lajmin, por ato tanimë nuk janë valide. Kandidimi i tij pritet të vjen nga struktura partiake nga Struga.

Emri i Labënishtit pritet të dal si propozim ditëve të ardhshme edhe si kandidat për në Kongres, por sic mëson INA, mjeku strugan do të detyrohet ditëve të fundit të përgënjeshtrojë lajmin, duke thënë se nuk është i interesuar, për shkak të presioneve.

Pas shpalljes së Kongresit dhe shpartallimit të Këshillit, asnjë nga zyrtarët nuk ka mandat për të përgënjeshtruar dicka, sidomos në rastin kur partia është e tronditur rëndë. (INA)

 

Komentet

komentet