Lajm i madh për Real Madrid – ky yll i Bayern mungon ndaj tyre

0

Jupp Heynckes ka folur për media para ndeshjes që Bayerni do të luajë kundër Bayer Leverkusen të martën në gjysmëfinale të Kupës Gjermane.

Ai gjithashtu ka konfirmuar lajmin e keq për gjendjen e gjurit të Arturo Vidal, shkruan GazetaBlic

“Ai thjesht ka lënduar gjurin, ai do të duhet t’i nënshtrohet një operacioni të vogël”, tha trajneri i ekipit bavarez.

Mesfushori kilian u lëndua në stërvitje pas fitores kundër Borussia Mönchengladbach.

Bayerni do të takohet me Real Madridit me 25 prill dhe me shumë mundësi do të mungojë ndaj madrilenëve. /Sovrani/

Komentet

komentet