Lajm: Pas Salijit, shkon edhe një ministër tjetër i BDI-së?!

0

Ministri i Drejtësisë Bilen Saliji me gjasë do ta ketë këmbën e lehtë. Shpejtë pas dorëheqjes së tij, pritet të japë dorëheqje edhe një ministër tjetër i BDI-së. Burime qeveritare kanë thënë se së shpejti pritet dorëheqje e ministrit të ekonomisë Kreshnik Bekteshi. Dorëheqjen e tij e kërkojnë përfaqësues të BDI-së, për shkak të pakënaqësisë nga rezultatet e treguara. Pas zgjedhje si ministër ai nuk ka treguar ndonjë peshë në qeveri, por edhe nuk ka iniciuar ndonjë projekt të rëndësishëm për shqiptarët. Nga ana tjetër ka ndërprerë kontaktet me strukturat e bazës, të cilëve madje nuk ua hap më as telefonin, duke shkaktuar revoltë te ata. Edhe pse në Qeveri dhe në BDI nuk komentojnë zyrtarisht këto informacione, burime qeveritare kanë thënë se dilema e vetme mbetet nëse Bekteshi do të presë rikonstruimin e qeverisë, ose do të shkarkohet më herët nga posti ministror.