Lajm i rëndësishëm për banorët e Haraçinës që kanë probleme me nënshtetësi

Komuna e Haraçinës në krye me kryetaren Milikije Halimi, duke dashur që t’u dalë në ndihmë banorëve të kësaj komune, gjegjësisht atyre që kanë probleme me nënshtetësi, kanë hapur dyert e komunës me qëllim që banorët të dërgojnë dokumentet me të cilat kanë probleme gjatë aplikimit për nënshtetësi, njofton Zhurnal.

Nga komuna apelojnë që dokumentet e nevojshme ti dorëzojnë deri më datën 15.11.2017, gjegjësisht deri nesër (e mërkurë).

“Apelojmë deri te qytetarët e Komunës së Haraçinës se të gjithë ata të cilët nuk kanë nënshtetsi të regulluar dhe kanë probleme me kërkesat për nënshtetsi, t’i sjellin dokumentet dhe të paraqiten në Komunë për t’i regjistruar, për çka kemi shpresë se do t’i zgjidhim këto probleme. Paraqitja dhe pranimi i dokumenteve do të bëhet deri me 15.11.2017”, thuhet në njoftimin e komunës së Haraçinës

Comments

comments