LAJMI I FUNDIT: Përleshje dhe të shtëna armësh te Santea në Prishtinë

0

Rreth orës 11:30 ka ndodhur përleshje fizike midis disa personave te Santea në Prishtinë. Aty janë përdorur edhe armë zjarri, por nuk raportohet për të lënduar.

Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës, e ka konfirmuar për lajmi.net incidentin me armë.

“Rreth orës 11:30 kemi pranuar informacionin për një përleshje fizike mes disa personave ku ka pas edhe të shtëna me arme zjarri, por nuk raportohet për të lënduar. Rasti ka ndodhur në lagjen Santea në Prishtine ku aktualisht ndodhen edhe njësitet policore të cilat po merren me rastin”, ka thënë Ahmeti.