Lavdrim Elmazi kandidat i Lëvizjes Besa për kryetar të Strugës

Lëvizja Besa, pas konsultimeve në këtë subjekt, ka vendosur që në zgjedhjet lokale të 15 tetorit në komunën e Strugës do të garojë me kandidatin për kryetar komune, Lavdrim Elmazi.

Lavdrim Elmazi kakryer Fakultetin e shkencave natyrore-Dega informatikë (është informaticient). Ka qënë aktivist në PDSH, dhe kreytar i Degës së PDSH-së në Strugë. Ka qwnw pjesw e strukturave pwr tw ndryshuar PDSH-nw, dhe me fitoren e Ziadin Selës në zgjedhjet e kaluara lokale, ai ushtroi detyrën e përgjegjësit për arsim, kulturë, rini dhe sport në kabinetin e Ziadin Selës. Me nismwn pwr formimin e LR-PDSH-sw si subjekt tjetwr, Lavdrim Elmazi u largua nga detyra qw ushtronte nw komunw dhe nga funkcioni i kryetarit të Degës së PDSH-së, duke ndërprerë aktivitetin dhe angazhimin e tij politik, për t’iu përkushtuar biznesit të tij të suksesshëm.

Lidhur me kandidaturën e tij për kryetar të komunës së Strugës, i nominuar nga Lëvizja Besa, Lavdrim Elmazi shkurt deklaroi: “E pranova kandidaturën duke besuar në projektin e Lëvizjes Besa, projekt që jo vetëm për mua por do të jetë i pranueshëm edhe për qytetarët, ndërsa për hollësi të këtij projekti qytetarët do të kenë mundësi të njihen gjatë aktiviteteve të fushatës zgjedhore ku do të shpalosen të gjitha hollësitë e këtij projekti, me shpresë se do të gjejë mbështetje në elektoratin shqiptar në Strugë”- tha Lavdrim Elmazi, pa dhënë asnjë koment as për kandidatët e subjekteve tjera që kanë paraqitur gatishmërinë për të marrë pjesë në këto zgedhje.

Tashmë mozaiku i nominimit për kandidat për kryetar të komunës së Strugës për zgjedhjet lokale të 15 tetorit po formësohet nga fakti se dy subjekte shqiptare: Aleanca për Shqiptarët ka nominuar Ziadin Selën kandidat për kryetar, ndërsa PDSH e ka nominuar Pëllumb Vlashin. Pritet që së shpejti edhe BDI të nominojë kandidatin e vet ku përflitet Ramiz Merko (?), ndërsa në taborrin maqedonas vazhdojnë kalkulimet dhe kombinatorikat për kandidatët e mundshëm për kryetar të komunës së Strugës. (Mehmet Latifi/INA)

Comments

comments