Leonora Basha, Kreatore e re e modes nga qyteti i Ulqinit + Foto

Ulqinakja tash disa vite ajo meret me mode, ndersa tash na sjelle koleksionin e saj te pare . Koleksionin e saj te pare ajo ia dedikon vajzave te cilat kan qendrim dhe vetbesim ne perzgjedhjen e tyre.

Leonora Basha, një kreatore e re, vjen me këtë inspirim si pikënisje, dhe sjellë koleksionin MONUMENT.

Inspirimi fillestar është sub-kultura e hip hopit. Hip hopit që ka filluar në fund të viteve 70-të e kulminacionin e ka arritur në të 80-tat e 90-tat.

Leonora Basha, një kreatore e re, vjen me këtë inspirim si pikënisje, dhe sjellë koleksionin MONUMENT.

Hip hopi dhe Leonora duket se janë puthitur mirë në këtë koleksion. Për KultPlus Leonora zbulon më shumë rreth koleksionit.

Leonora Basha, Kreatore e re e modes nga qyteti i Ulqinit-1

“ Hip hopi njihet si rrymat më revolucionare, ku përmes saj njerëzit e zi në Amerikë filluan t’i shprehnin zëshëm pakënaqësitë e tyre ndaj diskriminimeve raciste që përjetonin në atë kohë. Përpos në muzikë, hip-hopi kishte ndikim shumë të madh edhe në modë. Hip-hopi në fillim ishte i dominuar nga burrat, të cilët shumicën e kohës me agresivitet dhe frustrim degradonin gratë duke i objektifikuar ato seksualisht në mënyrë vulgare” tregon Leonora.

 

Dhe një shikim i thjeshtë kundrejt koleksionit tregon se gratë e femrat kanë fuqinë e pandalshme brenda tij. Dikur Lil Kim, Missy Elliot, Aaliyah, Eve, figurat ikonike që janë monumente, jo fizike të ndërtuara nga mermeri e betoni por personalitete ekspresive veprat e të cilave janë monumente.

Sot, Leonora me gratë e femrat tjera, sjellë koleksionin për fuqizimin e grave.

“Vizioni im është që gratë që veshin veshjet e këtij koleksioni të ndihen shumë të fuqishme, dhe të paprekura nga paragjykimet e vrazhda të shoqërisë. Moda është më shumë sesa një copë materiali i prerë në një formë të caktuar. Moda është stil jete, ndjenjë. Përmes modës unë dua që gratë të ndihen më shumë sesa një objekt bukurie. Dua që ato ta shprehin rebelimin e tyre ndaj brutalitetit shoqëror me të cilin ballafaqohen në baza ditore. Dua që ato të jenë një monument i pathyeshëm dhe të mbajnë kokën lartë gjithnjë” tregon Leonora.

Ka pak ditë që ajo ka lansuar koleksionin, me fotografitë e realizuara nga Valona Cakuli. Besa Maliqi dhe Linda janë dy vajza që kanë mishëruar në trupin e tyre koleksionin e parë të Leonorës, e cila thotë se pas dy jave gjithçka do të jetë në shitje nga ky koleksion.

Leonora Basha, Kreatore e re e modes nga qyteti i Ulqinit-10

 

Comments

comments