Letër besatarëve: Bilall Kasamit dhe Zeqirja Ibrahimit

0

Nga Sulejman Mehazi

E more djemtë e mirë të Besës, menduat se aq lehtë do kaloni me BDI-në e Ali Ahmetit, shikoni çfarë ju bëri pikë e pesë. Ju pyesim juve Bilall Kasami dhe Zeqirja Ibrahimi pse aq lehtë u dorëzuat para Ali Ahmetit, dhe atë, vetëm me një grusht të vogël në Çair e në Tetovë, largoheni e ikni nga Besa e dhënë. Fare s’menduat se politika është shumë më e hidhur sesa vdekja. Para se të hyni në politikë a s’menduat se Besa te shqiptarët është institucion juridik, shpirtëror e metafizik, shenjtëri,  sa që të gjallët i çon në varr e të vdekurit i ngre nga varri, a s’u mësuat nga legjenda e bukur shqiptare ” Konstatini dhe Doruntina”.

Gjatë themelimit dhe formimit të partisë suaj pse nuk e menduat e studiuat pak më thellë, a ia vlen të emërohet partia juaj me këtë fjalë të rëndë shqiptare, Besa. Fare  s’u shkoi mendja se Besa te shqiptarët ka qenë e është nëmë, gjëmë e madhe që ka dhënë vetëm humbje, vaje, pikëllime familjare e kombëtare. Sa e këndshme si fjalë, sa trishtuese, robëruese e vdekjeprurëse për shqiptarë. VLERA e fjalës Besë është betim drejt zhdukjes.

Kuptimi i Besës është sakrificë, dhimbje , ideal ushqyes mortor madhështor. Ju pyesim, Bilall Kasami dhe Zeqirja Ibrahimi, pse dorëhiqeni prej fjalës së dhënë Besë?, pse largoheni prej këtyre sfidave e betejave politike? Pasi jeni fetarë, do krahasojmë  Besën tuaj me Shehadetin e Zotit; me shehadetin jeni betuar para Zotit se do t’i kryeni të gjitha detyrat obliguese  fetare ndaj Tij, ndërsa me fjalën besë jeni betuar para popullit shqiptar se do t’i kryeni të gjitha obligimet kombëtare ndaj kombit, pse dorëzoheni aq lehtë para detyrimeve kombëtare?

Derisa partinë, ju të nderuar, e keni emëruar me  fjalën  Besë, keni qenë të nëmur që në fillim të formit të kësaj partie politike.

Zeqirja, ja nëmat tuaja:

-këndove himnin në parlament, për pak sa se vdiqën Zijadin Selën;

-Gjatë zgjedhjeve lokale si kandidat për prefekt në komunën e Çairit jo që dha dorëheqje si deputet, por edhe humbe në Çair, ja partia Besa ç’të bëri, të gjitha të zezat t’i bëri.

Lamtumirë e kalofshi mirë!

Komentet

komentet