“Libri i historisë” , asnjë historian shqiptarë në komisionin ndërshtetëror Maqedoni-Bullgari

0

Një komision i historianëve të Republikës së Maqedonisë ka filluar të punojnë së bashku me kolëget ë tyre nga Republika e Bullgarisë për largimin e pikave kontestuese nga librat shkollorë të historisë, mëson Zhurnal.

Siç mëson Zhurnal, anëtarë të mundëshëm të këtij komisioni do të jenë disa emra të historianëve nga Instituti për histori nacionale emrat e të cilëve janë shumë pak të njohur për opinionin.

Por, televizioni maqedonas Alfa njofton se anëtarë të komisionit maqedonas do të jenë Dragi Gjorgiev, i emrëuar ndoshta edhe kryetari komisionit, Darko Stojanov dhe Petar Dotorov, ndërsa historiani Todor Çepreganov, sipas informacioneve të Tv Alfa ka refuzuar të jetë pjesë e këtij komisioni. Nga ana tjetër pritet përgjigje edhe nga Vanço Gjorgjiev i cili ende nuk ka konfirmuar se do të jetë ose jo pjesë e këtij komisioni.

Burime për Zhurnal bëjnë të ditur se në këtë komision nuk ka të përfshirë asnjë historian shqiptar edhe pse gjatë kohë flitej që edhe historian shqiptarë do të jenë pjesë e këtij komisioni.

Komentet

komentet