advertisement
Fillimi | Lifestyle | Simptomat e kancerit që duhet ti njohim dhe identifikojmë me kohë
  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst

Simptomat e kancerit që duhet ti njohim dhe identifikojmë me kohë

Simptomat e kancerit që duhet ti njohim dhe identifikojmë me kohë

Kur ia kanë komunikuar diagnozën, shumë nga të sëmurit kanë menduar për simptomat të cilat i kanë vërejtur muaj të tërë, ndoshta edhe me vite të tëra duke i injoruar, ose ua kanë përmendur vetëm familjarëve ose miqve të afërm, të cilët nuk kanë pas njohuri nga mjekësia. Cilat simptome kurrë nuk duhet injoruar?

Prindërve nuk u vjen vështirë dhe rëndë që të sjellin fëmijët e tyre për kontroll mjekësor, nëse vetëm pak i ngacmon ndonjë kollitje e lehtë. Nuk u mjafton një telefonatë, përderisa nuk i nënshtrohen kontrollit mjekësor në ordinancë për fëmijët. 

Mirëpo, kur bëhet fjalë për vetë prindërit, atëherë shkuarja për vizitë te mjeku prolongohet deri në atë gjendje kur ata vërejnë gjakderdhje, mirëpo edhe atëherë për disa nuk është sinjal se diçka serioze po ndodhë me ta. 

 

Një studim britanik ka treguar se gjysma e pacientëve mendojnë se problemet do të kalojnë vetvetiu dhe kjo është shkak  edhe pse vërejnë disa simptome, nuk vizitojnë mjekun.  Vetëm një numër i vogël i pacientëve, rreth 13%, mendojnë se puna është serioze, se ka të bëjë me sëmundje serioze. 

Kanceri është rritja e pakontrolluar e qelizave anormale në trupin e njeriut, ndërsa të urtit nuk do ti injorojnë këto simptome: 

 

1. Humbja në peshë

 

Nëse nuk jeni në dietë, ndërsa brenda një muaji humbni më shumë se katër ose pesë kilogram, duhet të shqetësoheni. Humbja e pasqaruar e peshës është sinjal serioz se diçka serioze po ndodhë me ty. Përderisa mjeku nuk konstaton se diçka nuk është në rregull me gjandrrën tiroide, diabetin ose kancerin, nuk duhet rehatuar shpejtë. 

 

2. Fryerja

 

Kjo mbase nuk paraqitet përditë, sidomos nëse shoqërohet me sëmundje të barkut, ose  ose legenit, si dhe nevoja e shpeshtuar e urinimit. Kjo megjithatë është sinjal i kancerit të vezorëve. 

 

3. Ndryshimet në gjoks

 

Skuqja, forcimi, tërheqja e thithave (pos nëse nuk u jep gji fëmijës), ose çfarëdo ndryshimi tjetër në teksturën e lëkurës mund të jenë tregues të llojit të rrallë por serioz të kancerit të gjirit (gjandrrës mamare). Dhe keni shumë kujdes në gungat e paraqitura. 

 

4. Gjakderdhje ndërmjet dy cikleve menstruale

 

Kjo nuk është normale (pos nëse kjo është në vazhdimësi ashtu, por këtë duhet ta thotë mjeku specialist), dhe nuk është normale gjakderdhja pas menopauzës.  Kjo mund të jetë sinjal dhe tregues për kancer endometrial, kancer në zorrën e trashë, probleme me rektumin ose shqetësime tjera gjinekologjike. 

 

5. Lodhja

 

Lodhja e përhershme është sinjal që trupi u thotë se diçka nuk është në rregull. Në trupin tuaj zhvillohet një betejë. Kjo mund të jete fizike dhe mentale, por nëse kjo lodhje zgjatë më shumë se tre javë gjatë ditës dhe natën fleni së paku shtatë orë, patjetër vizitoni mjekun. 

 

6. Njollat e bardha në buzë

 

Njollat e bardha në mukozën orale sinjalizojnë për lezion parakanceral dhe tani ekziston rreziku i madh për transformim malinj. Fjala është për një njollë të bardhë të fortë në mukozën orale, e cila mund të kruhet-gërryhet.  Në rastet më të shumta ajo nuk shkakton kurrfarë simptomash. Duhet ditur se duhanpirësit kanë katër deri gjashtë herë më shumë rrezik  të sëmuren nga leukoplakia, dhe nuk është habi që ata përbëjnë 75-97% të sëmuarve nga kjo sëmundje. Për fat të mirë rreth 60% të sëmuarve nga leukoplakia, shërohen pasi ndërprenë pirjen e duhanit. 

Shenja e parë e karcinomit të zgavrës së gojës është paraqitja e e një ose më shumë nyjeve të padhimshme në qafë. 

 

7. Gjaku

 

Nëse vëreni gjak aty ku nuk do të duhet të ketë, ruajeni mustrën pështymës, urinës ose fecës, dhe tregojani mjekut. 

 

8. Dhimbje

 

Kjo tingëllon e papërcaktuar sepse dhimbja mund të paraqitet dhe të jetë tregues për shumë çështje. Ndonjëherë është tregues i kancerit të avansuar, ndërsa ndonjëherë për disa gjendje neurologjike. Nganjëherë paraqitet edhe nga lodhja ose depresioni. Megjithate duhet besuar dhe patur kujdes. 

 

9. Tretja jo e mirë dhe urthi

 

Kjo është “flamur i kuq” për kancer të fytit, ezofagut ose lukthit. 

 

10. Probleme me përbirjen

 

Ndoshta ju duket si problem i vogël për të cilin keni ndryshuar paksa mënyrën e të ushqyerit, e tani hani ushqim më të butë dhe pini më shumë lëngje. Patjetër vizitoni mjekun. 

 

11. Dhimbje në lukth 

 

Dhimbja e ashtuquajtur e shurdhër, për shkak të së cilës ndjeni edhe depresion, tregon se është shenjë alarmi. Ndoshta është fjala për kancer të gjandrrës tiroide. 

 

12. Ndryshimet në nyjet limfatike

 

Nëse fryhen-ënjen nyjet limfatike, dhe gjatë disa javëve edhe zmadhohen, vizitoni mjekun i cili ndoshta do të kërkojë të bëhet biopsia. 

 

13. Rritja e temperaturës së trupit

 

Do tu befasojë, por simptomet e shumë tumoreve janë rritja e temperaturës së trupit. Kjo rritje e temperaturës tek të rriturit është dukuri e rrallë prandaj është sinjal për ndonjë infekcion. Ajo mund të jetë tregues se kanceri është përhapur ose jeni sëmurë nga leukemia. Nëse kjo gjendje vazhdon më gjatë, vizitoni mjekun. 

 

14. Ndryshimet pigmentale në lëkur

 

Nuk duhet patur kujdes vetëm në nishanet, njollat në lëkurë. Edhe ndryshimi më i vogël i ngjyrës së lëkurës  mund të jetë shenja e parë e kancerit të lëkurës. 


Vlerëso tekstin
4.67

Subscribe to comments feed Komente (1 publikuar):

bleona në 20/04/2013 20:16:55
avatar
deshta te pyes se a mund te shfaqet kanceri i gjirit tek femrat e reja ne moshen 16 vjeqare sepse mua me ka dalur nje gunge ne gjirin e majte ju lutem a mund te me pergjigjeni sakte ?
Thumbs Up Thumbs Down
1
total: 1 | Treguar: 1 - 1

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

Tjera nga Lifestyle
Previous
image
Zanfina 'përshëndet' serbët me gishin e mesëm
Njëra ndër këngëtaret më të njohura të skenës sonë, Zanfina Ismaili, ka arritur që të nervozojë mediet serbe. Ajo në emisionin ‘Prive’ ka ...
image
Humbën ndeshjen, Kim Jong-un burgos kombëtaren
Lideri i vendit më të izoluar të botës, Kim Jong-un dha urdhër për të burgosur gjithë skuadrën kombëtare, kjo për shkak se ata ...
image
Një myslimane bonjake, Ministre e Arsimit në Suedi
Një emigrante 27-vjeçare, boshnjake myslimane, është emëruar Ministre e Arsimit në suedi. Aida Hadzialic u emërua më herët gjatë këtij muaji në kabinetin e ri qeveritar, ...
image
“Selfie” me devenë e buzëqeshur
Një grup shokësh që ishin për një vizitë turistike në Egjipt patën nderin që në “selfie”-n e tyre t’i bashkohej edhe deveja të ...
image
Jenifer Lopez ende beqare
Jennifer Lopez ka deklaruar se miqtë e saj janë të angazhuar për t’i gjetur një partner të ri në mënyrë që të martohet sërish. ...
image
Parlamenti kinez me 83 miliarderë
Prej gjithsej 5.200 deputetëve kinezë, 83 janë miliarderë, shkruan botuesi i pavarur kinez i revistave, “Hurun Report”. Në Kuvendin Popullor të Kinës, prej gjithsej 3.000 ...
image
Naomi Campbell nuk di të plaket
Mbrëmja e së hënës ishte me shi në Londër, por kjo gjë nuk e pengoi aspak Naomi Campbell që të shkëlqente në daljen e ...
image
Angela Martini iu bën thirrje shqiptarëve t’i bëjnë nga tre fëmijë
Modelja Angela Martini, në një postim në Facebook, ka shkruar se Shqipëria dhe Kosova duhet të bashkohen për tu bërë më të fortë. ...
image
Zuckerberg dhuron 25 milionë dollarë kundër ebolas
Mark Zuckerberg, krijuesi i rrjetit social, Facebook, ka njoftuar se ai dhe gruaja e tij, Priscilla Chan, do të dhurojnë 25 milionë dollarë ...
image
Tifozët shqiptarë me qeleshe në Beograd 48 vjet më parë në ndeshjen Jugosllavi-Shqipëri [Video]
Sfida e vitit 1967 mes Shqipërisë dhe Jugosllavisë në tribuna kishte edhe tifozë shqiptarë, që dalloheshin për nga plisi i tyre, përcjell opozita,com ...
image
Rita Ora vjen me një stil të ri
Këngëtarja 23 vjeçare me origjinë shqiptare, Rita Ora, u nis për në aeroportin LAX në Los Angeles të premten e veshur me një stil ...
image
Studimi: Mos i ndihmoni fëmijët për të bërë detyrat
A mund të jetë kundërproduktive ndihma që u ofrojnë prindërit fëmijëve të tyre për të bërë detyrat e shtëpisë që ua japin mësuesit në ...
image
Ku është Kim Jong Un?
Diktatori nuk shfaqet në publik prej një muaji duke i lënë vend kështu spekulimeve se ai është sëmurë, ose në arrest shtëpie. Nëse djali ...
image
​Femrat në Arabinë Saudite kërkojnë të drejtën për vozitje
Disa aktiviste në Arabinë Sauditë kanë nisur një fushatë për të drejtën e vozitjes. Fushata ka nisur duke nënshkruar një peticion 'online' i cili kërkon nga ...
image
Luftëtarja që iku nga IS-i, tregon se kush aty ishte njeriu më i keq!
Një 25 vjeçare e imët hap dhomën e hotelit ku ishte caktuar takimi. Fytyra e kishte të mbuluar, ndërsa gjuha e trupit shfaqte ...
Next