advertisement
Fillimi | Lifestyle | Nusja ukrainase e Tiranës: Një këshillë vajzave shqiptare
  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst

Nusja ukrainase e Tiranës: Një këshillë vajzave shqiptare

Nusja ukrainase e Tiranës: Një këshillë vajzave shqiptare

 

Bionde mbi 1 e 80 centimetra e gjatë, me sy blu, është një identikit tipik i asaj që na vjen në mend kur mendojmë “ukrainase”.  Para disa vitesh, as nuk e kishte menduar që mund të ishte martuar me një të huaj. Por ja që vajza ukrainase Katerina Kongoli, tashmë është prej 8 vitesh nuse në Shqipëri.

Bashkëshorti i saj, Arenci, është edhe ky një “shqiptar tipik”, brun me tipare të errëta.  Kanë një djalë të vogël, Mishelin, 5 vjeç e gjysëm. Shumë kohë më parë e gjetëm Katerinën dhe e fotografuam për ish-suplementin e Shekullit “SH2”. Pas kësaj e ftuan në një televizion ku u fol për të huajt e martuar në Shqipëri, madje Ardit Gjebrea e ftoi të prezantonte një puntatë të Këngës Magjike. Asokohe nuk dinte mirë as shqip.

Kanë kaluar vite. Sot vajza ukrainase e kthyer në grua shqiptare e flet shqipen me një theks të dallueshëm rusisht, dhe ia ka dalë të përshtatet me Shqipërinë plotësisht. Tani drejton një qendër estetike si dhe një palestër vetëm për femra në Tiranë.

 

Një palestër… Por vetëm për femra


Ajo tani është më shumë se e zënë, sa me sallonin sa me palestrën. Salloni i estetikës i ha gjysmën e kohës, palestra gjysmën tjetër. Ndryshe nga të tjerat palestra e Katerinës ka një specifikë, është vetëm për femrat. Estetikë dhe palestër… Pra mund ta pyesim lehtësisht se çfarë përshtypjesh ka krijuar në këtë përpjekje për ti ndihmuar vajzat shqiptare të bëhen dhe më të bukura. Dhe Katerina e ka përgjigjen në majë të gjuhës:

“E mbajnë veten vajzat shqiptare, por, problemi është se këtu fillojnë e mbajnë veten që në mëngjes, ky është ndryshimi mes ukrainasve. Ne kur shkojmë në punë, nuk i kushtojmë rëndësi grimit, makijazhit, takave, apo flokëve”.

Ka nxjerrë edhe një përfundim tjetër: “Ka edhe diçka tjetër këtu.. Njerëzit të venë shumë re se si je veshur, ne jemi pak më të thjeshtë nga kjo anë. Dhe çfarë është me e rëndësishmja, këtu i kushtojnë rëndësi fasadës, por nuk është se kujdesen në brendësi. Po nga njëra anë është shumë mirë që vajzat mbahen, por e gjitha duhet të ketë një lloj limiti, pa ekzagjerim”

 

 Shikimi në kafe që e solli në Shqipëri

 

“Kontakti im i parë me një shqiptar? Me Arencin, – tregon duke qeshur Katerina. Në vendin e saj nuk flitet shumë për Shqipërinë dhe ajo nuk kishte dëgjuar më parë për të. “Kur njoha Arencin, mësova gjërat e para për Shqipërinë. Ai kishte ardhur për turizëm me një vizë tremujore. Takimi? Ishte shumë rastësor. Isha vetëm 19 vjeç dhe atë kohë studioja për Psikologji-Sociologji, ndërkohë edhe punoja në një qendër tregtare. Pas punës, zakonisht, pija kafe me koleget e punës. Aty më pa, më kërkoi menjëherë që të pinim diçka bashkë, dhe kështu vazhduam të takoheshim pothuajse çdo ditë…”. Por kaluan 2 muaj nga njohja dhe viza e Arencit po skadonte.

 

 

Prindër ukrainas, prindër shqiptarë

 

Dhe Arenci vendosi ta zgjidhte situatën me “mënyrë shqiptare”. “Më tha që  kishte vendosur të takonte prindërit e mi dhe të më kërkonte dorën dhe kjo duhej bërë shpejt, pasi problemi ishte viza. Ne ishim shumë të dashuruar në atë periudhë, – qesh Katerina dhe shton: “Kur u tregova prindërve që djali që kishte kërkuar t’i takonte, ishte shqiptar, u shokuan. Nuk është se e pritën direkt mirë këtë gjë. Si çdo prind, ata donin të njihnin familjen e Arencit. E bëmë një festë të vogël fejese para se Arenci të ikte. Por pas një jave, ai erdhi sërish dhe më pas u mundësua edhe ardhja e prindërve të tij. E gjitha kjo ndodhi brenda një periudhe të shkurtër kohë”.

 

 

“Erdha 19 vjeç, lashë gjithçka kisha, por sot ndihem shqiptare”

 

Asnjëherë nuk e kishte menduar se do martohej me një të huaj. Por sot pas 8 vitesh në Tiranë ka miq shqiptarë dhe një jetë shqiptare. Shkon dy herë në vit të takojë prindërit e saj. “Unë kisha një punë të mirë, isha administratore në një dyqan orësh, shkollën po ashtu. Por dikush duhet të bënte një sakrificë. Shkon gruaja pas burrit dhe jo burri pas gruas,apo jo, – bën shaka me këtë traditë shqiptare Katerina.

 

 Katerina si ndihesh pas kaq vitesh në Shqipëri?

 

Në fillim kisha shumë vështirësi se befas ndryshova gjithçka në jetën time. Arenci me ka ndihmuar dhe qëndruar shumë pranë. Po pastaj avash-avash u stabilizova, fillova kursin e gjuhës shqipe me një mësuese private shumë të mirë. Tani më mirë flas se sa shkruaj. Më ka ndihmuar shumë edhe bashkëbisedimi me vjehrrën, vjehrrin, shihja televizor dhe duke e vrarë veshin ia arrita. Kam ardhur 19 vjeç këtu dhe jam stabilizuar goxha, kam gjetur edhe shoqet ruse këtu me anë të ambasadës e shpesh dalim me njëra-tjetrën dhe flasim gjuhën tonë. Ndihem shumë mirë

 

Ka më shumë ngjashmëri apo ka më shumë dallime mes jetës në Ukrainë dhe jetës në Shqipëri?

 

Një gjë që ekziston te ne është se shumë shpejt ne fillojmë punojmë, jo për arsye se prindërit nuk na ndihmojnë, por për arsye se duam të jemi të pavarur. Ndërsa për punët e shtëpisë, jemi njëlloj, pasi nënat na mësojnë edhe ne të gatuajmë, të lajmë, të pastrojmë, është normale dhe nuk kemi gjëra ndryshe. Ndryshimi këtu është kur vjen një mik dhe duhet të dalësh me tabaka ta qerasësh, por edhe këtë tani e bëj

 

Dini të gatuani?

 

Gatuaj, por kuzhinën ukrainase. Mua më ndihmon edhe fakti që Arenci është kuzhinier dhe pjesën e gatimit e mbulon ai në familje. Nga gatimet shqiptare, më pëlqejnë shumë byreku, gjella me presh apo grosha.

 

A e keni vizatuar Shqipërinë gjatë kësaj kohe?

 

Po, gati një vit para se të lindja kam udhëtuar pothuajse në të gjithë vendin. Jugun e kam vizituar të gjithë

 

Jeni natyrë xheloze?

 

Jo shumë, as Arenci. (qesh)

Intervistoi: Entela Resuli

 

Vlerëso tekstin
5.00

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

Tjera nga Lifestyle
Previous
image
Vaksina kundër të gjitha gripeve
Ëndrra që ekziston prej vitesh për të pasur vaksinën ‘jolly’, aktive kundër varianteve të ndryshme të virusit të gripit, nuk ka qenë kurrë më ...
image
Venezuelë, shteti merr kredi për importin e letrës higjenike
Parlamenti i Venezuelës aprovoi të mërkurën planet për importimin e 39 milionë kolive të letrës higjenike, në një përpjekje për të lehtësuar mungesën ...
image
Çiljeta ua nis koncerteve si nënë
Këngëtarja Çiljeta Xhilaga tashmë ka pushuar mjaft, pas lindjes së djalit të saj, Fernados. Ajo tashmë i ka nisur koncertet, jo duke qenë ...
image
Ndërhyrjet endoskopike në kokë dhe boshtin kurrizor në Zagreb
Në klinikën “Motrat e mëshirës” në Zagreb, ekipi i mjekëve specialist neurokirurg me në krye prof.Dr.Kreshimir Rotim, ka filluar ndërhyrjet endoskopike në kokë (trurin e ...
image
Gold Ag ndahet nga Nora Muçaj
Nuk ka ecur ashtu siç është menduar lidhja e tyre, ndërkohë që puna, bashkëpunimet dhe koncertet po i shkojnë si mos më mirë. Fjala është ...
image
Valbona Halili: Rikthehem me shume projekte
Kengetarja e mirenjohur e muzike popullore Valbona Halili, do te vije para fansave te saj se shpejti me nje projekt qe do ta sjelle ...
image
Miriam Cani, e bukur dhe në ditë me shi
Megjithëse koha këto ditë ka qënë jo e mirë dhe tepër melankolike, falë rreshjeve të shiut, duket se Miriami e ka ruajtur freskinë dhe ...
image
Barbie Dream House
Vendi i ëndrrave apo vendi i makthit. Le të quhet si të dojë, ajo që kërkuan ndërtuesit e saj, u arrit; vëmendja e publikut. Bëhet fjalë ...
image
Daily Mail: Shqipëria në komunizëm të priste flokët në aeroport, sot të mahnit
“E mbani mend Shqipërinë? Vendin e çmendur komunist ku të prisnin flokët në aeroport? Ok, gjërat kanë ndryshuar”….Ishte kjo hyrja po aq intriguese dhe një ...
image
Arbana Osmani relaks ne plazhet franceze
Moderatorja e njohur Arbana Osmani ka publikuar në faqen e fansave të saj  foto me të cilën shihet së bashku me një mik të ...
image
Reperi shqiptar në "Bollywood Awards India"
Në botën e artit njihet si Big Boy Nitti, por në fakt quhet Arianit Dobraj dhe është reperi i parë shqiptar që e shohim të ...
image
Virusi NCoV “mund të bartet nga njeriu në njeri”
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se është e mundur që virusi i llojit të ri, NCoV, të transmetohet në mesin e njerëzve me kontakte ...
image
Supriza e zgjedhjeve në Shqipëri, një kandidate 'hot'
Surprizat e listave të kandidatëve për deputet në zgjedhjet e 23 qershorit nuk kanë të sosur. Kështu, përveç kandidatëve biznesmenë, socialistëve që kandidojnë për ...
image
Mijëra “tokësorë” duan të jenë “marsianë”
Më shumë se 78 mijë “tokësorë” dëshirojnë të bëhen “marsianë”. Ky është numri i personave që kanë aplikuar në një projekt të një ...
image
Agnesa Vuthaj New Hairstyle
Modeli me i ri i flokeve te Agneses…foto e postuar nga ajo vete ne Instagram...
Next