advertisement
Fillimi | Lifestyle | Gjendet i vdekur djali i Sylvester Stallone
  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst

Gjendet i vdekur djali i Sylvester Stallone

Gjendet i vdekur djali i Sylvester Stallone

Djali i Sylvester Stallone, Sage, i cili ka luajtur edhe në filmin "Rocky V" është gjetur i vdekur në apartamentin e tij në Los Angeles. 

36-vjeçari mendohet të ketë marrë një mbidozë ilaçesh dhe zyrtarët po hetojnë nëse ishte një ngjarje aksidentale apo bëhet fjalë për vetëvrasje.

Policia e gjeti të riun Stallone të pajetë në shtëpi. Miqtë dhe të afërmit ishin shqetësuar pasi prej disa orësh nuk kishin patur asnjë kontakt me Sage. 

'Sylvester Stallone është thellësisht i trishtuar për humbjen e djalit të tij", tha zëdhënësja e aktorit, Michelle Bega.

"Sylvester  tani është shumë pranë nënës së Sage, Sasha-s. Sage ishte një djalë i ri tepër i talentuar. Humbja e tij do të jetë e pazëvendësueshme", thuhet më tej në deklaratë. 



Sage Moonblood Stallone ishte djali i madh i Sylvester Stallone dhe luajti bashkë me babanë e tij në dy filma, 'Rocky V' dhe "Daylight". Ai ishte djali i madh i dy fëmijëve që Stallone pati me gruan e parë Sasha Czack.

Stallone u nda nga nëna e Sage, Czack në vitin 1985 pas 11 vitesh bashkë. Ata kanë edhe një djalë tjetër  Seargeoh, 32 vjec, i cili është autik. 



Më pas Stallone u lidh me aktoren dhe modelen Brigitte Nielsen, po në vitin 1985, në Beverly Hills, por u ndanë dy vite më vonë në një divorc të shumëpërfolur.

Në vitin 1997 aktori u martua me Jennifer Flavin, dhe pas një marrëdhënieje të tensionuar ata patën tre vajza Sophia Rose, 15, Sistine Rose, 14, dhe Scarlet Rose, 10.

Sage, i cili u rrit nga nëna e tij, pas ndarjes së prindërve, kishte krijuar një distancë me të atin. Kur luajti me të atin në filmin "Rocky V", në skenar kishte edhe një pjesë që kishte lidhje me jetën e tij personale.

"Kur i bërtita në film me fjalët: "Ti kurrë nuk kalove kohë me mua! Ti kurrë nuk kalove kohë me nënën time!", kjo ishte ajo që unë vërtetë mendoja për të", pai deklaruar Sage për revistën "People" në vitin 1996. (TCH/INA)


Vlerëso tekstin
5.00

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

Tjera nga Lifestyle
Previous
image
Ekranet dëmtojnë zemrën
Televizori dhe kompjuteri janë prej shkaktarëve më të rrezikshëm të problemeve të zemrës, thonë studiuesit. Sipas një studimi britanik qëndrimi disa orësh para televizorit ose ...
image
Evropa dhe Amerika Veriore do të përplasen
Gjeologët kanë vërejtur një zonë të re të pllakave tektonike që hynë njëra ndër tjetrën dhe ate në afërsi të bregut të Portugalisë, që sipas ...
image
Shqiptarët jo martesave, por 'Ok' për deputetë gay
Shqiptarët janë në shumicë kundër martesave gej, por janë dakort të ketë deputetë nga ky komunitet. Në këtë konkluzion ka arritur një sondazh i ...
image
“Klonimi” në Japoni
Për japonezët, një album fotografik në ditën e dasmës është shumë demode’. Në vend të tij, nuset blejnë kukulla 3D të cilat janë kopje të ...
image
Cameron ndonjëherë punon edhe me pizhama
Kryeministri britanik David Cameron pranoi se herë pas here ai punon i veshur me ...pizhama. Kryeministri e tregoi këtë sekret për një emision ...
image
Anaidi e Joana kapen me dy partnerë të rinj
Pasi kanë dalë nga një lidhje dhe nga një “reality show” si “Big Brother”, ku kanë përjetuar një izolim të shfaqur në ekran, Anaidi ...
image
Xhelilaj luan rolin kryesor në telenovelën turke
Nuk i ndahet Turqise. Aktori shqiptar Nik Xhelilaj është do të luajë rolin kryesor në një telenovelë turke, ku tregohet një historia e ...
image
Klinton 500.000 dollarë për një fjalim 45 minuta
Bill Clinton me më shumë se 89 milion dollarë mund të mbaj rekordin e depozitimit të parave të tij,  që kur ai u largua nga ...
image
Armina Mevlani, e dashura e Shkëlzen Berishës
E gjithë Tirana duket sikur e di dhe e ka të qartë emrin dhe fytyrën e bukuroshes më të cilën Shkëlzeni ka ndërtuar një ...
image
10 sekretet e hoteleve që mund të mos i dini
Xhejkob Tomski ka punuar për më shumë se një dekadë në fushën e turizmit dhe hoteleve. Karriera e tij filloi me hotelet e Nju ...
image
Merr fund martesa e Almës dhe Shkëlqimit të “BB4”
Shkëlqimi: Kishim divergjenca, nuk mbajmë inate dhe mëri për hir të vajzës 8-muajshe.E nisën lidhjen në fshehtësi, derisa vendosën të shpallnin fejesë në ...
image
Në Australi kafenë e paguani me puthje
Për muajin qershor, prej orës 09:00 – 11:00 është e mundur që ta paguani kafenë... me një puthje. Nëse ideja ju tërheq duhet të fluturoni ...
image
Putin divorcohet pas 30 vjetësh martesë
Presidenti rus Vladimir Putin dhe gruaja Lyudmila kanë thënë se martesa e tyre ka përfunduar. Çifti që ishte i martuar për 30 vjet, e bënë ...
image
Shqiptarja në toplistën e 'hot' vajzave më të mira në botë
Është e vërtetë që Shqipëria ka vetëm një pornostare, ama atë që e kemi e kemi tamam!Sipas revistës së njohur amerikane “Complwx”, shqiptarja Breanne Benson ...
image
Luftoni alergjinë me fara të zeza
Farat e zeza ose vaji i tyre mund të ndihmojë në parandalimin e alergjisë, tregojnë studimet amerikane. Efekti pozitiv i farave të zeza në normalizimin ...
Next