advertisement
Fillimi | Lifestyle | Coca-Cola, ulë 30% numrin e spermatozoidëve
  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst

Coca-Cola, ulë 30% numrin e spermatozoidëve

Coca-Cola, ulë 30% numrin e spermatozoidëve

E krijuar për herë të parë nga Dr. John Stith Pemberton në vitin 1886, Coca-Cola është shndërruar në markën me shitjet më të mëdha të pijeve freskuese në botë. Duke marrë parasysh gjithë këtë sukses, Coca-Cola është mbuluar në shumë raste për efektet negative të saj mbi shëndetin.

Coca Cola

Cilët janë përbërësit e kësaj pijeje?

Coca-Cola ka një formulë që ruhet me tepër besnikëri nga kompania mëmë dhe sot vetëm hamendësohet mbi të. Përveç kësaj, çdo kompani dytësore në vendet përkatëse ka një formulë të vetën që ndryshon pak nga ajo e kompanisë mëmë.

Pavarësisht këtyre, ajo që dimë për Coca-Cola është që përmban ujë të gazuar, sheqer, aspartam (ëmbëlsues me pak kalori), ngjyruesin 4-metilimidazol (4-MI), kafeinë, acid fosforik, sasi gjurmë (shumë të vogla) alkooli dhe substanca të tjera aromatizuese, konservuese etj.

Ngjyruesi 4-metilimidazol

Jo më larg se disa javë më parë në Britaninë e Madhe bien këmbanat e alarmit për efektet negative të këtij ngjyruesi. Gjithashtu, në SHBA (Kaliforni) autoritetet kërkojnë që të gjitha pijet që përmbajnë këtë ngjyrues (në sasi mbi 30 mikrogramë) të vendosin një tabelë paralajmëruese në produktet e tyre.

Në këtë mënyrë ia lënë konsumatorit zgjedhjen nëse do ta konsumojë produktin apo jo. E gjitha kjo sepse ky ngjyrues ka rezultuar se është kancerogjen në testet laboratorike me minj. Për këtë arsye, Coca-Cola në SHBA ka ndryshuar procesin e prodhimit për të pakësuar nivelet e kësaj substance.

Por në vende të tjera ende nuk është marrë një masë e tillë. Sasia e 4-MI e gjetur në kanaçet e Coca-Cola në Britani është 135 mikrogramë, ose rreth 34 herë më e lartë se sa në SHBA. Sa është kjo vlerë në vendin tonë? Këtë nuk e dimë, por dimë që në çdo vend sasia e kësaj substance është më e lartë se në SHBA, duke filluar nga 56 mikrogramë në Kinë e deri në 267 mikrogramë në Brazil.

Aciditeti

Coca-Cola është një prej pijeve më acide në treg. Është parë se kjo pije ka një pH të përafërt me atë të uthullës, midis 2.0 dhe 3.4, sipas Administratës për Ushqimet dhe Medikamentet (FDA) në SHBA. Aciditeti i lartë me kalimin e kohës i dëmton tejmase dhëmbët.

Përveç kësaj, aciditeti i lartë në stomak është një prej faktorëve të formimit të ulçerave dhe erozioneve.

Sheqeri

Një kanaçe Coca-Cola 330 ml përmban rreth 39 gramë sheqer, ose 13% të sasisë ditore të rekomanduar të sheqerit që duhet konsumuar. Është një nga shkaktarët, së bashku me aciditetin, e dëmtimit të dhëmbëve. Përveç kësaj ndikon në marrjen e tepërt të kalorive dhe shtimin në peshë, duke shtuar efektet negative në organizëm.

Kafeina

Një kanaçe Coca-Cola 330 ml përmban rreth 64 mg kafeinë. Kafeina e fillon veprimin kur futet në gjak pasi përthithet nga stomaku dhe zorrët e holla, gjë që ndodh 15-60 minuta pas konsumimit. Kafeina ngushton arteriet dhe venat dhe shton rrahjet e zemrës duke e mbingarkuar këtë të fundit.

Gjithashtu, kafeina frenon oreksin. Pas pirjes së një pijeje me kafeinë merret një sasi e caktuar kalorish dhe uria shuhet, por trupi fillon ta lidhë urinë me konsumimin e pijeve të tilla. Prandaj është e rëndësishme që konsumimi i këtyre pijeve të mos bëhet asnjëherë nëse jemi të urituar apo kemi disa orë pa ngrënë gjë. Kafeina është gjithashtu një diuretik, që do të thotë ndihmon largimin e ujit përmes veshkave.

Kjo shkakton krampe intestinale dhe irritim të veshkave. Së fundi, kafeina është një substancë adiktive, prandaj ndërprerja e menjëhershme e konsumimit të kafeinës shkakton simptomat e abstinencës, kryesisht dhimbje koke dhe humor të keq.

Acidi fosforik

Pijet freksuese janë të njohura për sasitë e larta të fosforit dhe sasitë e ulëta të kalciumit. Për këtë arsye, ato renditen ndër faktorët që mund të shkaktojnë osteoporozë, sidomos te njerëzit e predispozuar (psh. gratë në menopauzë) pasi ai nxjerr kalciumin nga kockat. Sa për ilustrim, acidi fosforik, me një pH rreth 2.8, do të tresë një thua për 4 ditë.

Aspartami

Siç e përmendëm më sipër është një prej ëmbëlsuesve artificialë (rreth 200 herë më i ëmbël se sheqeri) që përdoren për shkak se kanë vlerë të ulët kalorike. I miratuar në vitin 1981 nga FDA si aditiv në ushqime, e më pas në vitin 1983 edhe në pije, aspartami është një nga substancat që vazhdon të ngjallë shumë kundërshti. Shumë e konsiderojnë si substancë të sigurt kur përdoret në nivelet e rekomanduara, por ka të tjerë që thonë se është substanca më e dëmshme që ekziston.40% e aspartamit është acid aspartik (ose aspartat) dhe pjesa tjetër fenilalaninë.

Aspartati është një neurotransmetues eksitues që vepron në tru duke lehtësuar kalimin e informacionit nga një neuron në tjetrin. Sasitë e mëdha të aspartatit ose glutamatit në tru i vrasin qelizat nervore pasi rrisin futjen e kalciumit në to. Përpara se të vihet re një simptomë apo shenjë janë shkatërruar 75% ose më tepër e qelizave nervore në atë zonë të veçantë të trurit.

Sipas zonave të prekura, problemet që mund të shfaqen janë: dhimbje koke/migrena, nauze, lodhje, çrregullime të gjumit, çrregullime të shikimit, kriza ankthi, depresion, humbje kujtese etj. Gjithashtu është shumë e rëndësishme që marrja e aspartamit të shmanget te pacientët me fenilketonuri (sëmundje e lindur gjenetike). Produkte të tjera të dëmshme të aspartamit janë fenilalanina dhe metanoli (alkool toksik).

Efekti mbi spermën

Mundësia e një efekti spermicid (vrasës të qelizave të spermës) të Coca-Cola u raportua në fillim në vitin 1985 në New England Journal of Medicine. Dy vite më pas, disa kërkues në Kinë zbuluan se Coca-Cola pakëson lëvizshmërinë e spermës, por nuk ka një efekt të theksuar.

Në Mars 2010, u raportuan rezultatet e një studimi danez, sipas të cilave meshkujt që konsumonin 2-3 kanaçe Coca-Cola në ditë kishin pakësim me 30% të numrit të spermatozoideve. Kërkuesit mendojnë se luan rol edhe ushqyerja në përgjithësi, pasi njerëzit që nuk konsumojnë Coca-Cola, përgjithësisht janë më të prirur të konsumojnë fruta dhe perime të freskëta, më pak kafeinë dhe bëjnë një jetë më të shëndetshme.

Vlerëso tekstin
4.00

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

Tjera nga Lifestyle
Previous
image
20 vjeçari nga Shkupi që ka pushtuar sfilatat e modës në Turqi
Ramadan Limaj, 20 vjeçari nga Shkupi është modeli shqiptar që ka pushtuar skenat dhe sfilatat turke të modës. Ai ka arritur të tërheq vëmendjen e marketing ...
image
Keni shtypje të lartë të gjakut? Ja ushqimet që do ta ulin
Shtypja e lartë e gjakut ose hipertensioni konsiderohet shkaktari kryesor i sulmeve të zemrës dhe të trurit, si edhe për dështimin e veshkave. Shtypja ...
image
Nëse Izraeli shuhet do të na marrë me vete: Plani sekret për shkatërrimin e botës (Video)
“Opsioni Samson” është një term që përdoret për të përshkruar strategjinë e ashtuquajtur frikësuese të hakmarrjes masive të Izraelit me armë bërthamore si ...
image
3 bimët, të cilat zbutin simptomat e alergjive
Alergjitë janë reaksion i tepërt i sistemit imun në përbërësit që nuk janë të shëndetshëm. Simptomat më të shpeshta janë kolla, hundët e ...
image
1 milion makinat që fshehin një sekret të tmerrshëm
Vetëm se një makinë e përdorur është e lirë dhe duket në rregull gjatë testit në rrugë, kjo nuk do të thotë se është ...
image
Prejardhja e europianëve? Prej tri fiseve antike...
Grupi genetik i Europës moderne është formuar pasi 3 popullsi antike u përzienë përpara 7 mijë vitesh, bën të ditur një raport i ...
image
Nga kemi ardhur?
Njeriu është një qënie kureshtare që gjithmonë kërkon të dijë sa më shumë. Pyetja më e madhe që e ka mundur prej shekujsh ...
image
Pushimet e Rihanës në Barbados
Nuk është e lehtë të mbash bikinit në vendin e tyre gjatë kohës që po ngjitesh në barkë, por nëse dikush mund t’ia ...
image
11 zgjidhje gjeniale për veshjet, që ndoshta nuk i keni ditur
Gjeni 11 përshkrime gjeniale, për të cilat ndoshta nuk keni mësuar më parë, por që mund të ju ndihmojnë në situata delikate që do të ...
image
Zbardhja e dhëmbëve në mënyrë natyrale
Dhëmbët e fortë dhe të bardha të zbukurojnë dhe shkëlqejnë buzëqeshjen. Por konsumimi i pjeve si kafeja, çaji apo pijet me gaz dhe ...
image
Miliarderi 81-vjeçar martohet me yllin e Playboy
Biznesmeni 81-vjeçar, Richard Lugner, është martuar me yllin e Playboyt, Cathy Schmitz. Miliarderi austriak dhe 24-vjeçarja kanë qenë në lidhje edhe gjatë martesës ...
image
Trajneri i Paderborn mbetet në këmbë
Debutoi në mënyrën më të mirë me ekipin e tij në Bundesligën gjerman, por ka mbetur në këmbë. Andre Breitenreiter, trajneri i ...
image
Soni Malaj, dedikim special Valbona Selimllarit
Soni Malaj i ka dedikuar një status të veçantë mikeshës së saj të shtrenjtë Valbona Selimllari, bashkangjitur një fotoje të postuar në Instagram. ...
image
Emri "Messi" ndalohet me ligj
Autoritetet lokale në Rosario të Argjentinës, vendlindja e Lionel Messi-t, kanë njoftuar se është e ndaluar me ligj që prindërit t’ua vënë emrin fëmijëve të ...
image
Gjermanët, të parët në Evropë, që nisin punën më herët
Puna nuk mund të fillojë me të njëjtat ritme për të gjithë popujt. “Bing”, motori i kërkimit të Mircrosoft, ka kryer një studim, ...
Next