advertisement
Fillimi | Lifestyle | 5200 euro për gardërobën e Kryeministrisë
  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst

5200 euro për gardërobën e Kryeministrisë

5200 euro për gardërobën e Kryeministrisë

Për t’u dukur bukur para kamerave televizive dhe në takimet me zyrtarë ndërkombëtarë e vendorë, kryeministria është kujdesur t’ia bëjë zgjidhjen për garderobën stafit të vet.

Për t’i furnizuar me garderobë 8- 10 persona, kryesisht truproja dhe shoferë të kryeministrit, është lidhur kontratë me butikun “London Fashion” në Prishtinë, shkruan gazeta "Zeri".

Sipas gazetës, kontrata e nënshkruar në fund të muajit qershor të këtij viti kap vlerën prej rreth 5200 eurosh, përderisa procedura e kontratës është zgjedhur me kuotim çmimesh.

Në këtë butik që furnizohet stafi i kryeministrisë, çmimi i kompleteve sillet prej 110-150 euro, mirëpo aty nuk blen gardërobë kryeministri Hashim Thaçi e as zëvendësit e tij.

Fahri Sylejmani, pronar i këtij butiku, thotë për “Zërin” se gardëroba me të cilën furnizohet stafi i kryeministrisë nuk është shumë e shtrenjtë, prandaj është përzgjedhur që ta furnizojë kryeministrinë.

“Edhe me gardërobën më të lirë ata duken mirë. Është shumë me rëndësi të duken mirë, sepse ata e prezantojnë Kosovën, në takimet që i zhvillojnë me kryeministrin jashtë vendit”, shprehet Sylejmani.

Sipas tij, me gardërobë te butiku i tij furnizohen 8-10 veta, kryesisht shoferët dhe rojet e kryeministrit, ndërsa çmimi i kompleteve sillet prej 110 deri në 150 euro. Pavarësisht se emri i butikut është “London”, Sylejmani thotë se me gardërobë furnizohet nga Qipro, Turqia, e jo nga Anglia.

“Më herët kam blerë mall në Angli, mirëpo tash nuk kam mundësi, sepse janë shumë të shtrenjta. Unë furnizohem kryesisht me gardëroba nga Qipro, Turqia etj”, sqaron ai. Sylejmani pohon se pavarësisht se çmimet nuk janë shumë të larta, gardëroba të cilën ua shet stafit kryeministror është shumë cilësore dhe për këtë shkak e ka zgjedhur butikun “London Fashion”. “Mallin që e shes është me çmime të tregut dhe shumë kualitativ”, potencon ai.

Përkundër deklaratave të pronarit të butikut “London Fashion” se gardëroba që e furnizon stafin e kryeministrisë është cilësore dhe e lirë, kryeministri, zëvendëskryeministrat dhe ministrat furnizohen në butiqet më të shtrenjta, të cilët shesin gardërobë të markave të njohura botërore.

Sipas kontratës së nënshkruar nga kryeministria për furnizim me gardërobë, numri i tenderëve të pranuar ka qenë 3, kurse vlera më e lartë ka qenë 5935 euro.

 

 

Vlerëso tekstin
5.00

Subscribe to comments feed Komente (1 publikuar):

reali në 02/09/2011 17:29:45
avatar
ooo milet po per cka marrin rroge ata te punsuar atje dhe sa pare i marrin si ndermjetesues te tenderave te shumte, dhe tani edhe garderoben me ua ble prej pareve te popullit qe me mija familje skan buke me ngrene,,,,a kjo koka kone liria e pavarsia a? zoti na ndihmofte se
Thumbs Up Thumbs Down
53
total: 1 | Treguar: 1 - 1

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

Tjera nga Lifestyle
Previous
image
Ornela Vorpsi: Çdo nënë është një fushë e minuar
Nga njëra anë ardhja në jetë e një fëmije, nga ana tjetër pasioni. Shkrimtarja Ornela Vorpsi heton misterin e mëmësisë. Si ndryshojnë dëshirat ...
image
Zbulohet blerësi misterioz i pikturës së Pikasos
Blerësi misterioz i pikturës më të shtrenjtë në botë zbulohet se është një miliarder, i cili nuk do tavendosë gjëkundi pikturën, pasi tregon ...
image
11-vjeçarja që e "qan" këngën e Rona Nishliut (VIDEO)
Një 11-vjeçare malteze, habiti publikun dhe jurinë rumune të spektaklit “Next Star” me interpretimin e këngës “Suus” të Rona Nishliut.Christina Magrin zgjodhi këngën me të ...
image
Zbulohet portreti i Shekspirit
Një libër botanik 400 vjeçar zbulon atë që mund të jetë portreti i vetëm i Shekspirit, thonë akademikët. Botanisti dhe historiani Mark Griffiths ka gjurmuar një ...
image
6 arsyet e dëshmuara shkencore pse na pickojnë mushkonjat
Vera sjell kohë me diell, detin, rërën, por për disa prej nesh edhe momente të pakëndshme për shkak të kafshimit dhe pickimit të insekteve. 20 ...
image
Adoleshentja - gruaja e dytë e komandantit të policisë çeçene (Foto)
Kryekomandanti i policisë çeçene, 47 vjeçari Nazhud Guchigov, ka marrë për grua të dytë Kheda Goilabiyeva 17 vjeçare. Ai kishte kërcënuar me rrëmbim ...
image
Humbni një kilogram në javë
Nëse dëshironi t’i humbni kilogramët e akumuluar dhe njëkohësisht t’ia ofroni trupit tuaj më të mirën, nuk keni nevojë të qëndroni të uritur, ...
image
Angela Martini në gendje tjetër
Jemi mësuar që Angela Martininta shohim në poza të nxehta, duke ekspozuar hiret e saj trupore. Gjithashtu, në shumë nga fotot e saj duket se është ...
image
Albana Osmani lavdëron veten (Foto)
Prezantuesja nga Shqipëria Albana Osmani ka postuar një fotografi në Instagram nga mbrëmja ‘Ami Event’, ku është dukur mjaft bukur, me një fustan ...
image
SHBA: Vdiq legjenda e bluzit B.B. King
Legjenda e muzikës bluz, B.B. King, ka vdekur në moshën 89 vjeçare. Avokati i tij tha se King ka vdekur në gjum në shtëpinë e tij ...
image
Vajza që ka vizituar 50 shtete, pa futur dorën në xhep (VIDEO)
Brooke Saward është 23 vjeçe, nga Australia, dhe momentin kur bleu një biletë për Londër, ditën e diplomimit, nuk ka kthyer më kokën ...
image
Të famshëm, por të varfër!
Kur mendoni për të pasurit dhe të famshmit, njëra prej të parave është Oprah Winfrey. Mirëpo, honorari i saj i parë për një ...
image
Destinacionet më të mira për pushime këtë verë?
Jugu i Francës? Ishte favorit vitin e kaluar, por nuk do ta gjeni në listën e vendeve të preferuara për të kaluar pushime ...
image
Dikur shiste vetëm këmisha, tani është personi më i pasur në Evropë!
Amancio Ortega është personi më i pasur në Spanjë, dhe udhëheq edhe listën e më të pasurve në Evropë. Ndryshe nga shumë të tjerë, ai nuk ...
image
Hudhra, “mike” e vërtetë e shëndetit
Hudhra është e njohur si armiku i raporteve sociale për shkak të aromës së pakëndshme, por ajo gjithashtu është një mike e madhe e mirëqenies ...
Next