Ligji për gjuhët sot në Kuvend, si do të veprojë Xhaferi

0

Ligji për gjuhët sot pasdite  do të jetë në rend dite në Kuvendin e Maqedonisë.  Nuk ka ende asnjë informacion nga shërbimet e Kuvendit se a do të shqyrtohen 35 mijë amendamentet e VMRO-DPMNE-së, informon INA.

Një pjesë e mediave duke u thirrur në burime të LSDM dhe BDI kanë shkruar se në seancën që do të fillojë pas orës 13 nuk do të shqyrtohen amendamentet e opozitës maqedonase, por vetëm do të votohet për ligjin. Por gjithçka varet nga kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi. Ndërkohë, siç mësohet janë rreth 71 deputetë që pritet të votojnë pro ligjit dhe kryesisht bëhet fjalë për ata të koalicionit qeverisë përfshirë edhe deputetët e partive opozitare shqiptare numri i të cilëve bashkërisht shkon në 9 deputetë. Për miratimin e ligjit nevojiten 61 deputetë. (INA)

Komentet

komentet