Lista e shtetasve të Maqedonisë që kërkohen nga Interpoli (Foto)

0

Pesë shtetas të Maqedonisë kërkohen me urdhër arrest ndërkombëtar të Interpolit lidhur me ngjarjet e 27 prillit të vitit të kaluar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Siç është publikuar në ueb faqen e MPB-së, nga sot me urdhër arrest ndërkombëtar kërkohen Nikolla Mitrevski – Kolo, Aleksandar Vasilevski – Ninxha, Mlladen Dodeski, Dean Davidovski dhe Mitre Pitropovski.

Ata ngarkohen me veprën “rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë” lidhur me ngjarjet e 27 prillit në Kuvend.

Deri tani kërkoheshin vetëm me urdhër arreste vendore.

Gjykata në mungesë të tyre u caktoi masë paraburgim, ndërsa sapo të gjenden menjëherë do të dërgohen në Burgun hetues në Shuto Orizarë.

Komentet

komentet