LR-PDSH ja me cilët kandidatë po kalkulon për komunën e Tetovës?!

LR-PDSH po shqyrton disa kandidatura për garën për komunën e Tetovës. Siç mëson INA janë disa emra në lojë, duke nisur nga emra që nuk janë pjesë e këtij subjekti por që kanë autoritetet të madh në opinion. Por edhe emra nga strukturat partiake.

Nga emrat publik, në garë është një kuadër që ka lidhje të afërta me biznesmenin e mirënjohur tetovar Lazim Destani, por në lojë është edhe një emër tjetër i një kuadri dhe biznesmeni që gëzon autoritet të lartë në rajonin e Tetovës.

Përveç tyre në kombinime janë edhe kryetari i degës së kësaj partie në Tetovë, Arif Selami dhe Adnan Neziri, ish-shefi i financave të komunës së Tetovës.

Por nga LR-PDSH zyrtarisht theksojnë se të gjitha opsionet dhe shumë kandidatura janë në dispozicion për të marrë pjesë në garën për komunën më të madhe shqiptare në Maqedoni. Deri tani asnjë kandidaturë nuk është zyrtare, por vetëm qarkullon në koluaret partiake.

LR-PDSH pritet të jetë në betejë të fortë për Tetovën, pasi që për këtë komunë targetojnë edhe BDI me Teuta Arifin, ose rikthimin e Hazbi Likës në garë. Ndërsa nga PDSH tanimë jozyrtarisht është lansuar kandidatura e Neritan Feratit, ish-shefi i inspektoratit komunal gjatë kohës së qeverisjes së Sadi Bexhetit. Lëvizja BESA deri tani ende nuk bën të ditur emrin e kandidatit të saj dhe se kjo parti është në kërkim të një figure që do të jetë e fortë në garën për Tetovën. (INA)

Comments

comments