LSDM: Gruevski është i frikësuar…

Nikolla Gruevski patjetër duhet ta pranoj realitetin dhe të përgatitet për opozitë si dhe ballafaqimin me drejtësinë, reagojnë nga LSDM-ja ndaj deklaratave të liderit të VMRO-së në Kanal5.

“Efektet nga dokumentat e Gruevskit i kanë ndjerë qytetarët. Por mbaroi ajo kohë për krime personale dhe të bashkëpunëtorëve të tij. Tani para publikut vendor dhe ndërkombëtar është dokumenti konkret, pas të cilit qëndrojnë 700 mijë qytetarë të Maqedoni. Ai është programi për qeverinë e re reformatore të Maqedonisë unitare, i cili garantoj jetë më cilësore për të gjithë qytetarët pa dallim, drejtësi për të gjithë, unitet dhe reforma për integrimet euroatlantike. Ky program e e dridh dhe shqetëson Gruevski, sepse ja merr të gjitha lajmet e rreme”, thonë nga LSDM-ja e  Zoran Zaevit.

Nga kjo parti kërkojnë që Gruevski të heqë dorë nga retorika e dhunës. (INA)

Comments

comments