LSDM me kandidat për kryetar të komunës së Likovës, ja kush e shpalli kandidaturën

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM) e udhëhequr nga Zoran Zaev do të garojë me kandidat të saj në komunën e Likovës. Kandidat në këtë garë është zgjedhur Hadi Osmani nga fshati Sllupçan, infomon INA.

Ai jeton në Zvicër, ndërsa është aktiv me shkrimet e tij në disa media, duke qenë gazetar dhe opinionist.

Osmani ka publikuar kandidimin e tij dhe arsyet se përse ka zgjedhur këtë sfidë:

Miq të dashur. Dua të ju njoftoj se sot u mor vendim në organet e partisë dhe unë zyrtarisht jam kandidat i Lidhjes Socialdemokratike të Maqedonisë për Kryetar i Komunës së Likovës për zgjedhjet lokale të 15 tetorit 2017. Gjat kësaj kohe kam pasur shume sugjerime, mendime dhe këshilla nga miqt e mi, pro dhe kundër kandidimit. Unë nuk dua të mbetem nga ata që vetëm kritikojnë dhe nuk japin zgjidhje dhe propozime. Për vendim tim dua të mar përgjegjësi dhe të jap kontribut. Po i futem një sfide duke dashur t’i jap një mundësi komunës time dhe vendim tim në përgjithësi. E kam thënë edhe më herët se dëshiroj ta afroj komunën time me shtetin tim. Dhe tani këtë do të provoj ta realizoj. Bashkëvendasve të mij ju ngelet të vendosin nëse do të ma japin besimin për këtë mision të përbashkët. Na priftë e mbara. Për jetë në Komunën e Likovës! (INA)

Comments

comments